Gjonçaj: PD rrit për qëllime
elektorale banorët në Kukës

Gjonçaj: PD rrit për qëllime <br />elektorale banorët në Kukës
Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Genc Gjonçaj në një intervistë për Shqiptarja.com thekson se është taktikë e qeverisë që të shtojë numrin e popullsisë në ato vënde ku ndihet e rrezikuar për mandat. Sipas tij, rasti i Qarkut të Kukësit nuk është rasti i parë që abuzohet nga qeveria dhe Ministria e Brendshme.

Çfarë ka ndodhur në Qarkun e Kukësit dhe më konkretisht në katër komunat ku në njërën prej tyre është zgjedhur dhe ministri aktual i Brendshëm?
Problemi qëndron kështu. Që para katër muajsh Qarku i Kukësit duhet të kishte tre mandate deputetësh në Kuvendin e ardhshëm. Para një muaji, për të dhënat e muajit nëntor nga Gjendja Civile dhe nga Ministria e Brendshme rezulton se ky qark do të marrë katër deputetë. Kjo është indicioja kryesore që ne na ka shtyrë të dimë se çfarë ndodhi në Qarkun e Kukësit që erdhi ky rezultat i papritur. Nga qershori deri në muajin nëntor popullsia është rritur në këtë qark me afërsisht 700 banorë që krahasuar me rrethet e vendit vërehet se popullsia e Kukësit është rritur me gati dyfishin e të gjithë qarqeve në vend. Për shifrat brenda Qarkut të Kukësit vërehet fakti që brenda këtij qarku katër komuna janë rritur specifikisht me 17 herë dhe 10 herë më shumë. Këto janë në komunat Topojan, Shishtavec, Fierzë dhe Tropojë. Piikërisht ku në njërën prej tyre është zgjedhur dhe ministri i Brendshëm dhe deputeti i PD.

Ju si e shpjegoni ju këtë dukuri?
Kjo është një rritje e qëllimshme që bëhet. Nuk jemi para një rasti të parë të tillë. Qeveria e përdorë shpesh herë për qëllime elektorale që në thonjza thonë që është thjesht procedurë ligjore që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të qytetarëve në zona të tjera të ndryshme të vendit. Por në të vërtetë është për të mbajtur mandate të paqëna në qarqe të caktuara. Partisë Demokratike i intereson që Qarku i Kukësit të ketë katër mandate. Ajo kërkon që të mbajë mandatin e katërt në mënyrë të pamerituar sepse nuk i ka shifrat e duhura për të pasur më shumë se tre mandate. Kjo është e gjithë çështja që na shqetëson ne si përfaqësues të Partisë Socialiste.

Ekzistojnë zëra që në këto komuna që ju përmendët janë regjistruar shtetas kosovarë thjesht sa për të rritur numrin e përfitimit të një mandati. A ka PS dyshime të tilla dhe a keni hetuar lidhur me këto dyshime?
Ne pikërisht këtë kërkojmë të hetojmë. Kërkojmë që të hetojmë një informacion të ardhur nga Ministria e Brendshme se si janë këto lëvizje, nga kanë ardhur, si është pakësuar numri i banorëve, në cilat qarqe janë shpëngulur që kanë shkuar këtu, është normale apo jo kjo gjë. Por këto gjëra nuk gjykohen në këtë formë. Gjykohen në bazë të statistikave që këto katër komuna kanë një rritje drastike të mbi 10 herëve krahasuar me komuna të tjera të vendit që janë rritur me 2 herë apo dhe me komuna të tjera të Kukësit që për hir të së vërtetës kanë rënie të shtimit të popullisë dhe largime prej tyre. Kuptohet që këtu janë shifra të shtuara në mënyrë të qëllimshme për të mbajtur mandatin e katërt në Qarkun e Kukësit. Kjo për ne nuk do të jetë problem sespe jemi përgatitur për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Ju thatë se deri në muajin qershor ky qark dilte me tre mandate. Nëse do të ishte kështu deri më tani, cili mandat do t`i ikte këtij qarku?
Kjo nuk është çështje e jona. Ne jemi përgatitur për të fituar të katërt mandatet në këtë qark. Çështja është se nëse shifrat do të ishin korrekte do të ishte diçka ndryshe. Pra unë them që mandati që është i Qarkut të Beratit të rri aty dhe jo të transferohet në Tiranë apo Durrës. Ashtu siç është edhe për Qarkun e Korçës.


(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?