Gjonaj i kthehet Metës 'dhëmbë për dhëmbë': Gati t'i përgjigjem ligjerisht dhe me...kulturë

Gjonaj i kthehet Metës 'dhëmbë për dhëmbë': Gati t'i përgjigjem ligjerisht dhe me...kulturë

1582545728_metagjonaj.jpg

Kallëzimin penal ndaj saj në SPAK nga Presidenti Meta, ka sjellë reagimin e  fortë të Ministres Gjonaj, duke thënë se është gati të përballet me drejtësinë në rrugë ligjore dhe institucionale me etikë dhe kulturë, duke iu përgjigjur kështu ofendimeve  që Meta dhe Kryemadhi përdorën ndaj saj pas akuzave të hedhura.  Gjonaj shprehet e lumtur që Meta u drejtua institucioneve të dala nga reforma në drejtësi, një reformë mjaft e sulmuar nga ai, ndërsa shton se SPAK duhet të godasë sa më shpejt njollat e Shqipërisë dhe politikanët e korruptuar.

'Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj meje dhe stafit tim. Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë. Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë' , shkruan Gjonaj në twitter.

 Më herët Presidenti Meta kallëzoi penalisht në SPAK, ministren Gjonaj dhe dy zyrtarët e tjetër Gentian Deva, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Etleva Haxhia, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare, për katër vepra penale. Ndaj Gjonaj përveç akuzave nuk kanë munguar edhe epitete ofenduese si nga Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi duke e cilësuar si 'ministra bukuroshe' apo 'halabake'.


Lajmi kryesor:

Meta kallëzon në SPAK Gjonajn e 2 zyrtarë të ministrisë: Koronavirus?! Murtaja quhet rilindje, më 2 mars për kushtetutën (VIDEO)


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë