Meta kallëzon në SPAK Gjonajn e 2 zyrtarë të ministrisë: Koronavirus?! Murtaja quhet rilindje, më 2 mars për kushtetutën (VIDEO)

TIRANË - Presidenti Ilir Meta dorëzoi personalisht në SPAK kallëzimin për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe dy zyrtarë të ministrisë, Gentian Deva dhe Etleva Haxhia, të cilët publikisht i akuzoi si pjesë të një strukture të organizuar që po tentojnë grusht shteti në Shqipëri. Në një prononcim për gazetarët pasi dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Meta tha se thirrja në tubim e qytetarëve nuk është e paprecedentë, pasi sipas tij përpara kryeministrisë më 2 mars nuk do të protestohet për Ilir Metën, por për mbrojtjen e kushtetutës. Ai e quajti kryedetyrë dhe krye mision të Presidentit, "shpartallimin" e kësaj përpjekje për grusht shteti siç ai theksoi. I pyetur nga gazetarët nëse tubimi rrezikohet nga koronavirusi që ka shpërthyer edhe në Italinë fqinje, Meta tha se "rreziku më i madh është murtaja që quhet rilindje", duke lënë kështu qartësisht të kuptohet se nuk do të ketë anulim të tubimit për shkak të situatës së koronavirusit.

Prononcimi i plote

Pyetje: A është e pranueshme për vetë kreun e shtetit të dalë vetë në terren dhe të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme, kur ka zyrtarë dhe mjaft punonjës që mund ta bëjnë këtë gjë?

Presidenti Meta:Mbrojtja e Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese është sot detyrë mbi detyrat për çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot dhe në radhë të parë është kryedetyra dhe misioni i Presidentit të Republikës. Nuk ka ndodhur ngjarje më e rëndë në historinë e shtetit tonë se sa ky akt mafioz, ku së fundmi në bazë të provave zyrtare, rezulton e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë, edhe celula e strukturuar në krye të Ministrisë së Drejtësisë që përmes shkeljes së Kushtetutës, dhunimit të shumë ligjeve dhe përmes falsifikimeve të mirëprovuara, ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer haptazi, në mënyrë mafioze një kompetencë që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia jep vetëm Presidentit të Republikës, me qëllim shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese, nga garante e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, në një polici anti-kushtetuese për tërrëmbyer të drejtat e qytetarëve shqiptarëpërgjithmonë. Prandaj këto prova dhe fakte tronditëse ishte e domosdoshme t’i sillte vetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Kallëzimet penale shumë të qartajanë dorëzuar për tre titullarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, me në krye zonjën ministre, ende në detyrë. Po vlerësojmë prova të reja që disponojmë dhe që po na vijnë, për persona të tjerë tëkësaj bande tepër të rrezikshme, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, për të çuar deri në fund shpartallimin e grushtit të shtetit përmes rrëmbimit me ligjin anti-kushtetues të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm tështetit.

Ndaj më 2 mars, të gjithë në Tiranë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ta bërë të qartë se shqiptarët janë me Kushtetutën, jo me Presidentin Ilir Meta! Se shqiptarët nuk do të tolerojnë më askënd të dhunojë Kushtetutën që ata e votuan me referendum më 22 nëntor 1998. Rreziku më i madh është murtaja që quhet “Rilindje”!

Pyetje: Zoti President, ju keni ndërmarrë një akt të jashtëzakonshëm. Është njëakt i paprecedent i kreut të shtetit për të ndërmarrë një...

Presidenti Meta: Një akt i paprecedent i kreut të shtetit, thoni ju! Më thoni: A ka ndonjë Republikë në botë, në Europë, të një vendi anëtar të Këshillit të Europës, të një vendi që synon të çelë negociatat me Bashkimin Europian, ku në mënyrën më mafioze i rrëmbehet kompetenca kushtetuese dhe pushteti që Kushtetuta ia jep kreut të shtetit.

Pyetje: Ku synoni të arrini zoti President përmes një tubimi në datën 2 mars, sepse ky është një akt që asnjë president në dijeninë tonë si gazetarë, nuk ka dalë në rrugë për të protestuar me qytetarët? Ku synoni të arrini me këtë akt, zoti President?

Presidenti Meta: Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtetë për çdo qytetar shqiptar, që dëshiron të jetojë në liri, në demokraci dhe në një shtet ku ligji është i barabartë për të gjithë duke filluar nga Presidenti i Republikës deri te qytetari më i thjeshtë i Republikës. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës që të shkelet Kushtetuta në këtë mënyrë. Nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë tre vite pa Gjykatë Kushtetuese vetëm për qëllimin për ta kapur këtë Gjykatënë mënyrë mafioze, dhe monstruoze siç tregojnë faktet dhe të vërtetat. Nuk ka asnjëvend në Europë që të ketë ngelur një minutë pa Gjykatë të Lartë. Nuk ka ndodhur asgjëkundi që të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm me 69 vota, kur Kushtetuta e thotë qartë me 84 vota. Nuk ka ndodhur asgjëkundi që të bëhen zgjedhje vendore në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me ligjet e vendit, zgjedhje njëpartiake, të cilat i neveriti vetë Kongresi i Autoriteteve Vendore, duke e abandonuar vëzhgimin e tyre si zgjedhje jashtë standardeve. Pra nuk ka ndodhur asgjëkundi një grusht i tillë shteti, siç unë u kam bërë të qartë të gjithë shqiptarëve sot paradite me postimin, me të cilin ju jeni njohur.

Puna vazhdon. Provat vazhdojnë. Implikimi vazhdon. Të gjithë i pres më 2 mars kundër murtajës që do të zhbëjë shtetin e së drejtës në Shqipëri dhe të ekzekutojë përfundimisht Kushtetutën e të gjithë shqiptarëve.

Procedura e depozitimit të kallëzimit në SPAK zgjati më pak se 5 minuta, ndërsa presidenti Meta ishte i shoqëruar nga këshilltarët e tij Bahri Shaqiri, Tedi Blushi dhe Bledi Dervishaj.

Aktualisht ky kallëzim hetohet nga prokurori Klodian Braho i cili ka regjistruar atë të depozituar më herët ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Më herët, Meta i kërkoi Gjonajt që të dorëhiqej pasi e ka humbur besimin si ministre, por ajo iu përgjigj duke e quajtur "marrëzi të radhës teksa u shpreh e gatshme për t'u përgjigjur para Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Megjithë ngërçin politik e institucional të krijuar, në përfundim në karrigen e gjyqtares Kushtetuese u ul Marsida Xhaferllari e zgjedhur nga Meta, dhe jo Arta Vorpsi, e radhitur e para në pikëzimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi Meta kaloi afatin 30 ditor. Meta akuzon ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj si pjesë të grushtit të shtetit, pasi ka kërkuar botimin në Fletoren zyrtare të vendimit të pikëzimit të KED-së ku Arta Vorpsi radhitej e para, një vendim që në fakt nuk dha ndonjë ndikim në ndryshimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Metës, vendimi i KED-së duhet publikuar vetëm në faqen online të Gjykatës së Lartë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Kallëzimi i plotë penal dërguar në SPAK ndaj ministres Gjonaj dhe dy zyrtarëve të lartë

 

1582547129_meta.jpg

Presidenca ka zbardhur kallëzimin penal që ka dërguar në SPAK kundër ministres së drejtësisë Etilda Gjinaj dhe dy zyrtarëve të tjetër Gentian Deva, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Etleva Haxhia, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare, për katër vepra penale që përfshijnë shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, përvetësim të titujve apo detyrave shtetërore dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojë funksione publike.

Meta akuzon Gjonaj se me urdhër të saj ditë të shtunë- ditë pushim  ka urdhëruar botimin në fletoren zyrtare për Arta Voprsin duke e cilësuar këtë veprim të jashtëligjshëm, me argumentin se një vendim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duhet publikuar vetëm në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. 

(Kliko këtu për të lexuar Kallëzimi i plotë penal dërguar në SPAK ndaj ministres Gjonaj dhe dy zyrtarëve të lartë)

Ora 17:18
Misteri i çantës së zezë, ja çfarë tha këshilltari i presidentit pasi doli nga SPAK-u

1582561182_ilirmeta.jpeg

I pari djathtas këshilltari i Presidentit për sigurinë Bahri Shaqiri me çantën e zezë në dorë


Presidenti Ilir Meta sot në SPAK në momentin e dorëzimit të kallëzimit për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj ishte i shoqëruar nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi dhe këshilltari i sigurisë, Bahri Shaqiri, i cili ka qenë edhe ish-kreu i SHISH-it. Por ditën e sotme ai tërhoqi vëmendjen e medias, pasi kishte 'zëvendësuar' ish-deputetin e LSI-së, sot socialist Spartak Braho, teksa në dorë mbante një çantë të zezë të supozuar me provat 'përvëluese' që depozitoi në SPAK kundër ministres. Pas prononcimit të kreut të shtetit, këshilltari i sigurisë së Presidentit, u pyet se çfarë kishte në çantën e zezë, ndërsa u përgjigj 'foli Presidenti për të gjitha'.

Ora 17:05
'Ti qofsh moj çupë'! Presidenca nuk heq dorë nga fjalori jo etik ndaj ministres Gjonaj

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila tha se do të përballet me drejtësinë, përmes një gjuhe aspak etike dhe formale duke iu drejtuar me termat 'çupë', një ministre. 

“Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!”, shkruan Blushi.

Gjonaj reagoi ndaj kallëzimit penal se do të flasë në mënyrë institucionale dhe me kulturë, ndërsa presidenca pas akuzave nuk ka kursyer fjalët jo etike ndaj saj.

Ora 16:55
Gjonaj i kthehet Metës 'dhëmbë për dhëmbë': Gati t'i përgjigjem ligjerisht dhe me...kulturë

1582545728_metagjonaj.jpg

Kallëzimin penal ndaj saj në SPAK nga Presidenti Meta, ka sjellë reagimin e  fortë të Ministres Gjonaj, duke thënë se është gati të përballet me drejtësinë në rrugë ligjore dhe institucionale me etikë dhe kulturë, duke iu përgjigjur kështu ofendimeve  që Meta dhe Kryemadhi përdorën ndaj saj pas akuzave të hedhura.  Gjonaj shprehet e lumtur që Meta u drejtua institucioneve të dala nga reforma në drejtësi, një reformë mjaft e sulmuar nga ai, ndërsa shton se SPAK duhet të godasë sa më shpejt njollat e Shqipërisë dhe politikanët e korruptuar.

'Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj meje dhe stafit tim. Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë. Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë' , shkruan Gjonaj në twitter.

 Më herët Presidenti Meta kallëzoi penalisht në SPAK, ministren Gjonaj dhe dy zyrtarët e tjetër Gentian Deva, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Etleva Haxhia, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare, për katër vepra penale. Ndaj Gjonaj përveç akuzave nuk kanë munguar edhe epitete ofenduese si nga Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi duke e cilësuar si 'ministra bukuroshe' apo 'halabake'.

Ora 16:22
Zbardhen emrat, dy zyrtarët që kallëzohen në SPAK nga Meta së bashku me Gjonaj

1582547666_metafoto.jpg

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar dy emrat e zyrtarëve të tjerë të kallëzuar penalisht në SPAK së bashku me ministren e Drejtësisë Etilda GJonaj. Dy emrat e zyrtarëve të tjerë që u kallëzuan të hënën nga Meta janë Gentian Deva,  me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Etleva Haxhia, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare. Zyrat e shtypit të Presidencës ka bërë publike emrat e 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë të cilët janë kallëzuar në SPAK nga presidenti për 4 vepra penale që përfshijnë shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, përvetësim  të titujve apo detyrave shtetërore dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojë funksione publike.

Konkretisht pas kreut të KED Ardian Dvoranit, Meta ka çuar për hetim në SPAK edhe:

'-Etilda Dalip GJONAJ, me detyrë Ministre e Drejtësisë.

-Gentian Fehmi DEVA,  me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë.

-Etleva Admir HAXHIA, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme:

1.            “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 iKodit Penal;

2.            “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 iKodit Penal;

3.            “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

4.            “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK)  jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedural vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallëzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale.' shkruhet në kallëzimin e presidentit.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haruni: 25/02/2020 11:00

    Krricat e rames ne veprim

    Përgjigju
  • USA citizen: 24/02/2020 23:57

    Ministrja gjonaj vec. dorheqjes duhet te futet NE burg EMIGRANT U VIDHEN SHTEPITE DHE AQ ME TEPER SHETAS AMERICAN QE ED RAMA I BIE GJOKSIT ME GRUSHT PER AMERIKE ESHTE ARMIKU I AMERIKANEVE GJONAJ DUHET TE DENOHET ME BURG PER INDIFERENTIZEM karshi ketyre vjedhjeve TE FLUTUROSH NGA USA NE SHQIPERI PER TE DENANCUAR HAJDUTIN E SHTEPITE KJO ESHTE KULMI DHE PRITJE PER TE NDESHKUAR HAJDUTIN

    Përgjigju
  • Dory: 24/02/2020 21:25

    Mos arrifsh deri neser o karnaval

    Përgjigju
  • Arber: 24/02/2020 20:54

    O presilesh o prresipresh po kush ta var ty o letyre .Ti je superhajdut e supershpetdorues i detyres O moster kur ishe kryeministrr vodhe floririn kur ishe zv krye minister vidhje me bllok ne dore kur ishe minister i jashtem emerove trafikantin prane vetes ne Min e Jashtme .Per hajfutllekun tend Sala vrau 4 djem nensh o plere.Kallzon ti o i kallzuari i gjithe shqiptareve .Ben perjashtim vetem banda jote me Monen ne krye.Po ik o lapangjoz se ti je simboli i hajnis .

    Përgjigju
  • Miu miu miu miu HALEVE: 24/02/2020 19:03

    U komentua u komentua miu haleve.

    Përgjigju
  • KAK ILIR META: 24/02/2020 19:02

    Plehu ilir ka kaluar në delir se Reçin se do se m9n8kën ska kujt ja le. Prandaj iliri ka kalu në delir.

    Përgjigju
  • KLLAUNI CIRKUT: 24/02/2020 18:57

    Sa i pështir që je mor ilir meta e vërteta me bllok në dor iliri ja bën for 700.000 mij euro iliri i gropos e për popullin jeten e jep po lekët i ka për vete . O ilir je bër shum i lir ke mar fund o ilir i gjithi këllir.

    Përgjigju
  • Urtesia Popullore: 24/02/2020 18:54

    Qeni qenin nuk e ha.

    Përgjigju
  • BAJGA ME EMRIN ilir: 24/02/2020 18:54

    O ilir bajga po ti je njeriu më i pështir i kombit Shqiptar. Ti je hajdut, ti je injorant pa fund, ti je mosmirnjohës, ti je dallaverexhi . Me një fjal ti je një bajg që po përpëlitesh si ajo pula që i kan prer kokën o ilir bajga. Po prit se ora po afron e ti ktë shum mir po e kupton prandaj dhe ti me presh në byth po flytyron.

    Përgjigju
  • artani: 24/02/2020 18:36

    PO MESSON RRUGEN I SHKRETI,,,SE E DI QE PAS NJE MUAJI DO FUTET SI I PANDEHUR ATY....

    Përgjigju
  • edi: 24/02/2020 18:11

    Behu burre si qemoti shoku i PARTISE ,pse kaq i nervozuar Partia i ka ligjet te Kuqe Flake dhe mos levis or i dashur presidenti KOMUNIST ,let te bejne armiqte e popullit nga mbrapa thirrje te tilla , Ti i Dergove ne SPAK ,Kete dikaster e ka ngritur partia Kumuniste shoku president ,Vetem per ty qe si besniku yne mbron kushtetuten dhe themelelet e ngritura gjate luftes kunder Imperialisteve Amerikane ,Revanshisteve Gjermane dhe shume strukturave fashiste kunder te drejtave te Partise tone Komuniste qe mbron nga thellesia e Zemres ,Popullin e dashur qe Partia ushqen Cfare thote Populli ben Partia ,Cfare do Partia ben Populli. Dhe Populli degjoi ne thellesi te shpirtit dhe do te ndjeke mbrapa shoku yne president ,Ju perpara Populli mbrapa shkojme ne Beteja . Te Akuzojne se ke vjedhur Kombin e Popullin dhe Floririn e Kombit Gjepura ,ndaj SPAK ,e ka marre seriozisht presidentin tone qe fal jeten dhe sakrifikon gjithcka ,per Popullin dhe mbarevajtjen e Kombit , Te detyruan te vrisje vehten si Alente i Kilit shyqyr o kumandar qe se rrealizone ,U bere trim mbas asaj gjeme qe na the se do e beje o kumandar .U bere trim si baca Mic Sokoli ,oh si Vojo Kushi ,e si QemL Stafa i Nexhmijes ,por u tremben Se fundi o kumandar ,gjete te verteten qe ke dashuruar tere jeten dhe Partia te simpatizon per gjithcka Gjete trimin e Shqipetare qe je kopjo e tije e gjalle .Gjergj Kastriotin ,or si i thirr Baba Aliu Skenderbeu , dhe qendro i vendosur Kumandar qendro ashtu si te ka mesuar Partia Dikur hodhen bustin e babait tone mos u bej qerraman si ai qe devijoi Vijen e Partise ,Te ka Parti Xhan e te ka Partia Shpirt.Kete ke bere gjithmone shoku kumandar edhe kur ja perlave Kombit gjithcka deri ke floriri i Krrabes . Ndaj dhe ne do te ndjekim si ty berjen e Shqiponjes

    Përgjigju
  • Lush berbali: 24/02/2020 17:38

    Zonja Gjonaj . Çdo kthim pergjigjeje e jotja per Ilir m....,te ndot ty. Injoroje. Me te kryejme pune me dt 2 mars pasdite,kur nje i burgosur me teper do t'i shtohet burgut plot drita te Reçit. Ka kohe BE qe pret nje VIP aty.

    Përgjigju
  • Cubi: 24/02/2020 17:30

    Moj goce veri men punes ti se ky ka lajthitur me koh. Ky ka treguar me vepra e me cte mundet qe eshte ushtar i bindur i sali qenit. Keta i kan lyer duart me gjak dhe do japin llogari se sben. Ti bashk me koleget tuaj shpejtojini veprimet e shkarkimit se u be shum bajat. Me kete veprim tuajin do shpetoj edhe shqiperia njeher e Mir. Te uroj suksese ne detyren tuaj fisnike.

    Përgjigju
  • O ilir: 24/02/2020 17:00

    Nuk te do me populli hapi syte se u bere legen fare

    Përgjigju
  • O tej: 24/02/2020 15:47

    Po bllokun me 7% e dorezoi komelopa mo?

    Përgjigju
  • Pyka: 24/02/2020 15:45

    7% dorëzo plaçkën e vjedhur!hahaha...floriri është nevriqosur...hahaha.Paret që po shpërndahen për në 2 mars,merrjani dhe mos i shkoni..hahaha.shqiptarët në 30 vjet problemin e kanë me hajdutet e politikës,ku kampioni je ti o Fantoz,sa për kushtetutën nuk çan bythë askush,e keni kthyer në letër higjenike!!!O Fantoz,po si nuk fole asnjëherë kundër korrupsionit!Je tartabiqe...haha.

    Përgjigju
  • dulja: 24/02/2020 15:32

    po te jeshe aqe pariote sa na bene shqiponjen dorzo florin ,

    Përgjigju
  • Demokrati: 24/02/2020 15:28

    Po priti i djathta te ringrihet nga ky kryebandit i shpartalluar harram voten time.

    Përgjigju
  • floriri: 24/02/2020 15:25

    Ike se e ndjen qe ta kane dhene uraten po mblodhe ca ha ha ha !

    Përgjigju
  • Nje JURIST i thjeshte:: 24/02/2020 15:14

    Ilir Meta: Je mashtrues profesionist me 8 genjeshtrat e tua , qe ka si qellim te genjeje ndonje naiv apo Provinciale te llojit te Tij, per 8 aresyet e meposhteme : 1.Te shpetoje nga dhenia llogari ne SPAK per vjedhjen e floririt te popullit shqiptar ku deshmitar do te jete dhe Berisha i cili e ka etiketuar ” Ilir Floriri ”. 2.Te jape llogari per akuzen qe i ka bere Berisha per vrasjen e 2 qytetareve ne Guroret e Qafe Linzes, dhe zhdukjen e kufomave te tyre pas malit te Dajtit. 3.Te jape llogari per dhjetra Guroret e ngritura prej tij (ne malin e Tomorrit jane 100% te Tijat) duke shkaterruar natyren. 4.Te jape llogari per vidion e 7 % per 700 mije Euro. 5.Te japin llogari sebashku me Monen per kondrabante droge me karroce femijesh. 6.Te dorezoje 4 apartamentet ne Bllok e supervilen ne Gjirin e Lalzit te ndertuar nga vjedhja e pasurise se popullit shqiptar. 7.Te jape llogari e ti sekuestrohen llogarite bankare qindra miliona Euro apo Dollar ne Londer, Qipro, Itali, Greqi, Honduras, etj..., si dhe ne parajsa fiskale. 8.Te jape llogari per korrupsionin dhe vjedhjet ne ÇEZ- DIA, dhe pazarin 50% me 50% midis Tij dhe Sali Berishes.

    Përgjigju
  • anna: 24/02/2020 14:45

    Nuk jemi popull ne mor jo, se ti meriton te varesh ne litar si dordolec.

    Përgjigju
  • Tironci: 24/02/2020 14:13

    Per mitingun e 2 Marsit ka filluar shperndarja e parave cdo fshatar merr 3000lek te reja per person autobuz falas dhe nje panine me uje ne dreke.

    Përgjigju
  • Rimi: 24/02/2020 14:07

    President hajdut ... burgu po te pret ,letyr burr

    Përgjigju
  • Lloqja: 24/02/2020 14:05

    E o i vrare paske mbaruar fare. Kush ndjek budallin tani! Po Sala a eshte i UDB? A je me Salen dhe Llullin ti! Qenke rende fare! E ke me ate fiksimin me nofullen kur feston apo jo. Lere mallin se ike per lesh.

    Përgjigju
  • Genti: 24/02/2020 13:50

    Antishqiptar, legen mashkull

    Përgjigju
  • Sulo: 24/02/2020 13:47

    Ah i shkreti ti si je katandisur per te qar e per te qeshur

    Përgjigju
  • O tej: 24/02/2020 13:21

    Po videonMeta-Prifti a do ta dorzoj ky ... i Skraparit?

    Përgjigju
  • Daja: 24/02/2020 13:11

    Na plasi menderen ky derdimen halabak.

    Përgjigju
  • SPUK: 24/02/2020 12:55

    Mesoje mire deren e SPAK se do duhet gjate Ilir Meta,me vone mesoja dhe Saliut kryekriminelit e kryehajdutit ,jeni te dy tyrpi i ketij vendi.

    Përgjigju
  • Debili: 24/02/2020 12:52

    Ik o debil se le nam,qytetaret te njohin shum me mir nga c,mendon ti,je nje zero si njeri,me shkalle inteligjence ZERO,me shkalle ligesie e hipokrizie maximum.

    Përgjigju
  • ILIR LLAPA: 24/02/2020 12:49

    O ilir llapa je bo më keq se ver llapa ke degraduar në qenef o iliri pertef. Po si të re menja ty që vjen njeri e proteston për ty o hajdut me bllok në dor. Po vetëm 3 daunët që ke në Angli të kushtojn 150.000 miljon lek në vit ku i gjen ti kto lek mor paçavure wc çfar kujton ti se Shqiptarët jan debil si ty o kok badole o iliri bole.

    Përgjigju
  • Agimi: 24/02/2020 12:38

    Liki mesoje mire deren e SPAK se do te duhet shume,ptu rrace e ndyre,pleher.

    Përgjigju
  • Eno: 24/02/2020 12:21

    Po kujt po i rruhet se c'fare do beje ky dordolec!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • juristi: 24/02/2020 12:17

    Likja te dorezoje edhe bllokun dhe kaseten,meqe i ra rruga nga SPAK-u.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë