Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kryer sot një inspektim blic në burgun e Fushë-Krujës. Në fokus të inspektimit kanë qenë masat parandaluese anticovid, verifikimi në terren dhe përmirësimi i kushteve për trajtimin e personave të dënuar, si edhe mbështetja e punonjësve të policisë së burgjeve dhe stafit civil.
Gjonaj kreu një kontroll personal pa lajmërim paraprak për protokollet e sigurisë në IEVP gjatë të cilit bashkëbisedoi jo vetëm me të gjithë ekipin e sigurisë në IEVP Fushë-Krujë, por edhe me të dënuar.
Së bashku me drejtorin e burgut dhe shefin e sigurisë, Ministrja Gjonaj inspektoi kuzhinën e IEVP-së, sasinë dhe cilësinë e ushqimit, si edhe protokollet sanitare të stafit mbështetës. Gjithashtu ministrja vizitoi mjediset e përbashkëta të të dënuarve, sallën e komunikimit online me familjarët, infermierinë dhe ambjentet shëndetësore të burgut të Fushë-Krujës.
Ajo u theksoi mbështetjen strukturave të burgjeve dhe u shpreh se pas trajtimit financiar dhe rritjes së pagave për vitin 2020, po punohet ngushtë me Qeverinë dhe Kuvendin për të arritur mbështetje të përmirësuar financiare edhe për vitin 2021 dhe 2022.
Gjithashtu i kërkoi drejtuesve të burgut që të mos heqin dorë nga garantimi maksimal i marrëdhënieve etike me vartësit. Aty i deklaroi të gjithë ekipit të IEVP-së se ka aplikuar një linjë të hapur komunikimi për të gjithë stafet e burgjeve të Republikës, të cilët në çdo kohë mund të komunikojnë direkt me Ministren dhe strukturat e saj, për të raportuar çdo problematikë ose shqetësim që cënon mbarëvajtjen e aktivitetit të përditshëm në sistemin penitenciar shqiptar.
"Kërkoj nga drejtuesit të nxisin frymën e transparencës dhe bashkëpunimit që çdo vartës i tyre të shkruajë, sugjerojë dhe këshillojë dhe reflektojë çdo përmirësim të mundshëm në punë", mes të tjerash Gjonaj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.6%
-
Të gabuar
55.1%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kompensimi i ish-pronarëve, përfitojnë 15 mijë qytetarë! Manja: 30 mln euro, shpërndarja deri të enjten
31 Dhjetor 2024, 11:16
-
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi
27 Dhjetor 2024, 18:17
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
4 Dhjetor 2024, 18:42
-
Kompensimi i ish-pronarëve ende larg! Duhen edhe 4 vite për mbi 5 mijë dosje në proces
4 Dhjetor 2024, 15:49
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Shtyhet kompensimi i pronarëve, drafti: Afati për shqyrtimin deri në 2027, për paratë deri 2028
3 Dhjetor 2024, 07:48
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor 2024, 15:29
-
Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh
25 Nëntor 2024, 16:44
-
Manja: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë është 14.3 mld lekë, rritje fondesh e pagash! Paraburgim i ri në Kukës dhe uniforma për stafin e Burgjeve
18 Nëntor 2024, 16:42
-
Pr.buxheti 2025, Manja: Do të mbyllen burgjet e trashëguara nga komunizmi, paraburgim i ri në Kukës! Edhe sisteme antidron
8 Nëntor 2024, 12:11