Gjonaj: Ngritja e KLP dhe KLGJ ngjarje e shënuar, tani është koha për Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme

Gjonaj: Ngritja e KLP dhe KLGJ ngjarje e shënuar, tani është koha për Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka përshëndetur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” votimin e gjyqtarëve shqiptarë që zgjodhën mes tyre 6 anëtarët që do t’i përfaqësojnë në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Teksa e cilëson ngritjen e KLGJ-së dhe KLP-së si një ngjarje të shënuar në historinë e drejtësisë shqiptare, Gjonaj thekson se do të jenë pikërisht këto dy institucione që do të jenë kolonat e një sistemi drejtësie të pavarur dhe profesional.

Krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit është një ngjarje e shënuar në historinë e drejtësisë shqiptare. Ngritja e këtyre institucioneve është një hap kyç për zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, e cila do të rikthejë vlerat dhe parimet mbi të cilat duhet të bazohet një sistem drejtësie i pavarur: Integritetin, profesionalizmin, meritokracinë dhe përgjegjshmërinë, duke jetësuar një sistem drejtësie vetëm në shërbim të qytetarëve.

Përgëzime për prokurorët dhe gjyqtarët që morën pjesë në këtë proces tërësisht ligjor dhe transparent, përmes të cilit u zgjodhën dy këshilla cilësorë, që do të jenë kolonat e një sistemi drejtësie të pavarur dhe profesional.

Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë 

Më tej, ministrja e Drejtësisë apelon që të vijohet edhe me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, për të hetuar dhe gjykuar korrupsionin dhe krimin e organizuar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Në fund të postimit të saj, Gjonaj falenderon SHBA-në dhe Bashkim Evropian për ndjekjen dhe mbështetjen me shumë përkushtim të procesit të ngritjes së këshillave ashtu sikurse edhe për të gjitha hapat e bërë deri tani në drejtim të projektimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë