TIRANË- Pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sot është zgjedhur edhe Këshsilli i Lartë i Gjyqësorit, isntitucioni më i lartë i sistemit të ri të Drejtësisë. 339 gjyqtarë kanë votuar sot 6 kolegë për vendet vakante nga 9 kandidatë, të cilët prej ditës së sotme do të jenë anëtarë të KLGJ-së.
Marcela Shehu, Brikena Ukperaj, Medi Bici, fituan automatikisht, pasi nuk kishte gjyqtarë të tjerë në garë, ndërsa Dritan Hallunaj fitoi me 215 vota, Brunilda Kadi me 135 dhe Ilir Toska 200.
Para votimit, Report Tv mësoi se gjyqtarja Alma Brati u tërhoq nga gara. Kërkesa është depozituar një ditë më parë dhe Brati ka deklaruar se nuk do që të jetë pjesë e zgjedhjeve për anëtare të KLGJ. Ndërkaq, 5 anëtarët e tjerë, të zgjedhur më votim nga Kuvendi janë avokatët Fatmira Luli dhe Alban Toro, pedagogët Maksim Qoku dhe Erion Muharremaj dhe Naurela Llagami nga shoqëria civile.
Ndërkohë një ditë më parë, prokurorët kanë zgjedhur 6 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Besnik Cani, Gent Osmani, Antoneta Sevdari, Kosta Beluri, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi do të jenë anëtarë e KLP nga radhët e prokurorëve. (SHIKO KËTU)
Funksionimi i këtyre dy institucioneve, vë në lëvizje mekanizmat për organet e tjera të parashikuara nga Reforma në Drejtësi. Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë i hap rrugë zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm, si dhe ngritjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) nga e cila do të varet më pas dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, dy organet që pritet të shënojnë një kthesë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zëvendësojë rolin që ka luajtur deri më tani Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke rikthyer normalitetin në funksionimin e gjyqësorit.
KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
Gjyqtarë
Dritan Hallunaj - Gjykata e Krimeve të Rënda
Marcela Shehu - Gjykata e Tiranës
Brunilda Kadi - Gjykata e Tiranës
Medi Bici- Gjykata e Lartë
Brikena Ukperaj - Gjykata e Apelit të Vlorës
Ilir Toska - Gjykata e Apelit Tiranë
Avokatët
Fatmira Luli
Alban Toro
Pedagogët
Maksim Qoku
Erion Muharremaj
Shoqëria Civile
Naurela Llagami
Zgjidhni Alltunin e Sarandes ta nderoni drejtesine
Përgjigju