Gjonaj pret prokurorin e Antimafjes italiane: Sistemi '41-BIS', i domosdoshëm, grupe të përbashkëta më Italinë (VIDEO)


Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka pritur Prokurorin Kombëtar të Drejtorisë Antimafia dhe Antiterrorizmit në Itali Federico Cafiero De Raho, me të cilin ka implementuar një sërë bashkëpunimesh institucionale me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit. 

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp para nisjes së konferencës të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, Gjonaj theksoi se ky bashkëpunimi ka qenë i shtrirë në një sërë aspektesh që prekin krimin e organizuar vendas dhe transnacional. 

Një nga projektet kryesore mes Ministrisë së Drejtësisë dhe antimafjes italiane, është regjimi i posaçëm“41 bis”, sistem ky i konsideruar si mjaft efikas në Itali.

Bashkëpunimi ynë tashmë me antimafian italiane është solid dhe i shtrirë në një sërë aspektesh që prekin krimin e organizuar vendas dhe atë transnacional, bashkëpunimin dypalësh në grupe të përbashkëta hetimi, shkëmbimin  e ekspertizës por njëkohësisht edhe të dhënat, si dhe çështjet për administrimin, menaxhimin dhe përdorimin pasurive të sekuestruara e të konfiskuara. Tashmë një ndër prioritet kryesore të Qeverisë Shqiptare është lufta kundër krimit të organizuar me të gjitha instrumentet ligjorë dhe institucionale, duke përfshirë edhe ndalimin e kontakteve të subjekteve që vuajnë dënimin ose janë në proces hetimi. Pikërisht një nga sistemet të konsideruara me efikase në Itali, të cilën Shqipëria e ka huazuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, është regjimi i posaçëm 41 bis”, u shpreh Gjonaj e cila u ndal gjerësisht në implementimi i regjimit “41 bis”. 

“Kur është fjala për përgjigje kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe rajonal është thelbësor, sikurse edhe fuqizimi i mekanizmave ligjor, por njëkohësisht edhe trajnimi profesional i strukturave tona ligjzbatuese, dhe më vjen mirë për hir të së vërtetës që jemi të gjithë së bashku në këtë sfidë të re. Bashkërisht me organet ligjzbatuese ne vend, jemi aktualisht në fazën përfundimtare të zbatimit të regjimit të posaçëm të sigurisë së lartë në burgje për dosjet e para. Në vlerësimin tonë, bazuar edhe në eksperiencën italiane, regjimi i posaçëm 41-bis është një instrument i domosdoshëm për të neutralizuar rrezikshmërinë dhe lidhjet e të burgosurve, të dënuar ose në paraburgim, me organizatat kriminale jashtë mureve të burgjeve. Krimi i organizuar ka treguar se është i aftë të veprojë përtej çdo barriere dhe regjimi izolues, me mjete të sofistikuara dhe kontakte të lehtësuara përmes produkteve të krimit”, tha Gjonaj. 

Ajo shtoi se për këtë qëllim, nevojitet një përgjigje institucionale e koordinuar dhe e vendosur për eleminimin e këtyre hapësirave. 

“Regjimi 41-bis, është hartuar nga ekspertët tanë në respektim të të drejtave dhe lirive të garantuara në Kushtetutë si dhe përputhje me jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Pikërisht për këto arsye, është parashikuar që regjimi 41-bis të rishikohet e rivlerësohet për secilin të dënuar gjatë zbatimit të tij, me qëllim garantimin e një balance të drejtë ndërmjet nevojës për të ndërprerë lidhjet e të dënuarve me organizatat kriminale, por edhe për të lejuar realizimin e qëllimit riedukues të dënimit dhe riintegrimin e të dënuarit në shoqëri. Për këtë arsye dua të falënderoj jo vetëm përfaqësuesit e institucioneve ligjzbatuese për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, por edhe ambasadorin e BE-së, të ShBA-së, Italisë, Britanisë së Madhe, të cilët jo vetëm me prezencën e tyre i kanë dhënë mbështetje këtij procesi por edhe me ekspertizën dhe asistencën teknike të nevojshme”, tha Gjonaj.


Lajmi kryesor:

'41 Bis'/ Prokurori Antimafias Italiane: Skuadra të përbashkëta kundër krimit të organizuar! Lakomy: SHBA vijon të mbështesë Shqipërinë


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë