Fton shoqërinë civile dhe publikun në luftën antikorrupsion, Ministrja Gjonaj: Jeni aleatët tanë

Fton shoqërinë civile dhe publikun në luftën antikorrupsion, Ministrja Gjonaj: Jeni aleatët tanë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka drejtuar një ftesë të drejtëpërdrejtë Shoqërisë Civile dhe në mënyrë të veçantë publikut që të bashkëpunojnë me qeverinë në luftën kundër korrupsionit. 
“Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e publikut, është një nga elementët kyç, që ndikon në efikasitetin dhe suksesin e kësaj sfide jetike për shtetin”, ka thënë ministrja gjatë Forumit të parë konsultativ antikorrupsion që është zhvilluar sot paradite.
Në këtë forum, të organizuar nga Ministrja e Drejtësisë, e cila është njëkohësisht edhe Koordinatore Kombëtare Antikorrupsion merrnin pjesë përfaqësues të ministrive të ndryshme, institucioneve të pavarura kushtetuese, shoqërisë civile, medias dhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.
“Sfida jonë është jo vetëm të ulim korrupsionin, por edhe të ulim perceptimin e publikut ndaj fenomenit korrupsionit”, ka theksuar në fjalën e saj Gjonaj, e cila ka siguruar për angazhimin e saj të plotë në bashkëpunimin me të gjitha aktorët e fushës për tja arritur këtij qëllimi.
Duke folur për angazhimin e qeverisw në luftën kundër korrupsionit, ministrja ka theksuar se do të shtohen masat, për të forcuar sistemin, për të rritur kontrollin mbi administratën publike dhe për të evidentuar e dërguar para drejtësisë të gjithë ata që do të shfrytëzojnë detyrën për të bërë korrupsion.
Jemi të vendosur që lufta ndaj korrupsionit të jetë një nga kryefjalët e këtij mandati, kjo në shërbim dhe vetëm në shërbim të qytetarëve, por edhe në shërbim të suksesit të çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ka thënë Gjonaj.

e.gj/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet investitorja, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet investitorja, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit