Gjonçaj: Ankimim të detajuar
në KQZ për Qarkun e Lezhës
Pas shtyrjes së mbledhjes së KQZ-së në të cilën ishte parashikuar marrja në shqyrtim e kërkesës ankimore të LSI-së për Kukësin, reagim ka pasur edhe nga PS për kërkesën ankimore për Qarkun Lezhë.
TIRANE- Pas shtyrjes së mbledhjes së
KQZ-së në të cilën ishte parashikuar marrja në shqyrtim e kërkesës ankimore të LSI-së për Kukësin, reagim ka pasur edhe nga PS për kërkesën ankimore për Qarkun Lezhë.
Juristi Gjoncaj, njëkohësisht edhe përfaqësues i PS pranë Komisionit Qendror të Zgjdhjeve, në një intervistë për Tv “A1 Report” ngre problematikën e mungesës së kourumit, ç’ka vërteton faktin që çështja t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor.
“Ajo që paraqet një problem është fakti që KQZ është me katër antarë dhe besoj që zgjidhja e kësaj çështje nuk do të vijë në KQZ, por po përdorim këtë rrugë të ligjit, pasi këtë etapë të ligjit nuk e tejkalojmë, por do të ndjekim këtë rrugë të ligjit. Pra të çojmë njëherë në KQZ dhe më pas të kalojmë në kolegjin zgjedhor”, tha Gjonçaj.
Juristi Gjoncaj e quajti të paligjshëm nxjerrjen e rezultatit përfundimtar të Qarkut Lezhë bazuar në sistemin elektronik, sepse në të bëhen të ditura rezultatet paraprake.
“Është një proces i cili po administrohet me kujdes në cdo detaj të tij. Ne kemi vërejtur parregullsi gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor në qarkun e Lezhës, parregullsi të cilat filluan fatkeqësisht nga KQZ, me vendimarrjen që ata përfunduan para pak ditësh ku në mënyrë aspak korrekte në raport me ligjin ata miratuan një tabelë duke ju referuar disa të dhënave të marra nga sistemi elektronik, i cili siguron vetëm rezultate paraprake”, vijoi përfaqësuesi i PS në KQZ.
“A1 Report” kontaktoi edhe me anëtarët e KQZ për të patur një qëndrim sa i përket problematikës së mungesës së kompetencës për të marrë vendime mbi ankimimet, por ata preferuan të mos përgjigjen, duke deklaruar se qëndrimin e tyre do ta bëjnë publik të hënën gjatë mbledhjes së radhës së KQZ.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5210
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40