Ministra e Integrimit Klajda Gjosha mori pjesë në takimin e gjashtë të Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri të mbajtur në Bruksel. E shoqëruar nga përfaqësues të 35 instutucioneve shqiptare, Gjosha ka raportuar për ecurinë e reformave në vend si dhe me masat që janë marrë në lidhje me plotësimin e 5 prioriteteve që Shqipëria duhet të përmbushë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Reformat në fushën Ekonomike ka qënë një nga fushat ku ministrja është ndalur duke theksuar se Shqipëria tashmë ka përgatitur Programin Kombëtar të reformës ekonomike i cili përmbledh zhvillimet kryesore ekonomike dhe thekson prespektivat afatmesme në këtë fushë. Ministrja e Integrimit Europian, nënvizoi rëndësinë që po i jepet qasjes së re sektoriale që po aplikon Shqipëria në lidhje me fondet IPA.
“Në pozitën e Koordinatorit kombëtar të IPA-s, Ministria e Integrimit Evropian po merr të gjitha masat e nevojshme për të përmirësuar menaxhimin e asistencës së BE-së me perspektivën e re financiare në mënyrë që të rrisë aftësitë përthithëse të vendit”, tha ministrja Gjosha.
Ministrja Gjosha ritheksoi se institucionet kanë vullnetin maksimal të punojnë bashkë për këtë prioritet madhor të vendit në mënyrë që që hapja e negociatave, sfida e radhës për Shqipërinë, të jetë një realitet prekshëm brenda një kohe të shkurtër.
Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com