/ Ministrja Gjosha takon Florian Hahn, anëtar i Bundestagut, Kryetar i Grupit Parlamentar të Unionit Kristian-Social për Çështje të Jashtme, Mbrojtjen, Çështje të Bashkimit Europian
Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, u prit sot në një takim nga Florian Hahn, anëtar i Bundestagu
TIRANË, 22 Shtator/ATSH-Gjergji Mima/ - Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, u prit sot në një takim nga Florian Hahn, anëtar i Bundestagut, Kryetar i Grupit Parlamentar te Unionit Kristian-Social për Çështje të Jashtme, Mbrojtjen, Çështje të Bashkimit Europian, të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare.
Ky është takimi i parë i ministres Gjosha në vizitën e saj zyrtare që po zhvillon në Gjermani. Gjatë takimit, ministrja e Integrimit Europian theksoi se përpjekjet dhe reformat e Shqipërisë për t'u afruar me Bashkimin Europian, nuk kanë ndalur për asnjë moment dhe do të vazhdojnë deri në përmbushjen e plotë të detyrimeve që i janë lënë.
Ministrja Gjosha shprehu mirënjohje në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen e madhe që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
'Marrja e statusit të vendit kandidat ishte një sfidë shumë e rëndësishme të cilën ne e kapërcyem, dhe për këtë sigurisht mbështetja e Gjermanisë ka qenë shumë e madhe. Këtë hap pozitiv përpara, për procesin e integrimit ne e konsideruam një shtysë edhe më të forte për të vazhduar përpjekjen tonë, reformat, në mënyrë që sa më shpejt të kalojmë në hapin e radhës që është më i rëndësishmi, dhe që do ti mundësojë jo vetëm zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë, por edhe mekanizmat për tu monitoruar më lehtësisht nga vendet anëtare", tha ministrja Gjosha.
Hahn vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe u shpreh se është e domosdoshme që të vijohet me të gjitha hallkat e procesit të cilat janë kusht për të avancuar më tej. Hahn theksoi se Gjermania do të mbështesë Shqipërinë, sikurse ka bërë deri tani në shumë fusha që ndihmojnë integrimin e shpejtë të saj
/Shqiptarja.com