Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, takoi Zv. Sekretarin e Shtetit në Kryeministrinë daneze, Michael Starbaeck Christensen.Gjatë këtij takimi Gjosha dhe Christensen u ndalën tek bashkëpunimi rajonal, proçesi i Berlinit si një qasje e re që nxit integrimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjosha tha se Shqipëria është e vendosur për intensifikimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, duke theksuar rëndësinë e madhe që ai ka për axhendën europiane.
Më tej ministrja Gjosha u ndal tek 5 prioritetet, duke shprehur falenderime për gjithë vendet anëtare, Komisionin Europian të cilët kanë njohur progresin që Shqipëria ka bërë me këto përparësi kyçe.
Christensen u shpreh se ardhmja e Shqipërisë është në BE. Ai nënvizoi se Danimarka mbështet çdo përpjekje të Shqipërisë për tu afruar me BE-në përmes përmbushjes së standardeve.
Në mbyllje të vizitës së saj, ministrja Gjosha zhvilloi një takim me Zv. Kryetarin e Social Demokratëve, në Danimarkë, z. Mogens Jensen.
Ministrja Gjosha u shpreh se pas miratimit, zbatimi i kësaj reforme do të kërkojë kohën e saj dhe për Shqipërinë dhënia e një rekomandimi nga Komisioni për hapjen e negociatave do të ishte shtysa më e mirë për implementimin e saj në vijim, përmes kapitujve 23 dhe 24.
Redaskia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com