Gjosha:Shkarkimet në grup
të papranueshme, keqardhje

Gjosha:Shkarkimet në grup<br />të papranueshme, keqardhje
Qeveria shqiptare nuk është mbledhur për plot dy muaj.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha thotë në një intervistë për Report TV se ajo personalisht as ka komunikuar me Kryeministrin gjatë kësaj periudhe. 

Unë e di që për ju është një kuriozitet i madh për të pyetur nëse ka pasur apo jo një mbledhje qeverie. Në fakt nuk ka pasur pas përfundimit të zgjedhjeve, pavarësisht se për çdo ministër puna ka vazhduar normalisht. Gjatë kësaj kohe unë nuk kam pasur asnjë komunikim me kryeministrin”, shprehet ministrja. 

Ajo i konsideron të papranueshme shkarkimet publike dhe në grup të bëra nga Edi Rama dhe bën thirrje për rikthimin sa më shpejt në shinat e ligjit. 

Ajo çfarë kemi parë ditët e fundit është për të ardhur keq. Reforma në administratë nuk ka të bëjë me shkarkimin në masë të ca personave dhe emërimin e disa të tjerëve, pa u bazuar në asnjë kriter apo analizë. Kujto që mund t’i jetë kërkuar dorëheqja do të ishte mirë që së pari t’i ishte bërë një analizë. Më vjen keq që kërkon shkarkime në masë, kjo nuk është mënyra si funksionojnë institucionet. Ne duhet të kthehemi urgjentisht në rrugën institucionale. Ky është një proces kyç i integrimit dhe do të shikohet me kujdes nga Komisioni Evropian. Në një vend normal gjëra të tilla nuk diskutohen në mënyrë absolute”, thotë Gjosha.

Gjosha thotë se do ta presë pasardhësin e saj në zyrë për t’i dorëzuar detyrën, por thotë se është kundër idesë së bashkimit të Ministrisë së Integrimit me atë të Punëve të Jashtme. 

Nuk ka të bëjë fare më kulturën time. Institucioni patjetër që duhet të dorëzohet tek pasardhësi, kushdo qoftë ai, bashkë me dokumentacionin përkatës, për ta pritur në zyrë dhe për ta uruar që ky proces të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Ministria e Integrimit është shprehur zyrtarisht dhe ekspertët kanë dalë në përfundimin se Ministria e Integrimit duhet të ruhet si një institucion më vete.

Të mos harrojmë se me hapjen e negociatave puna do të jetë më e madhe. Ka disa modele. Mali i Zi është një model suksesi, i cili e ka pasur integrimin të përfshirë në ministrinë e jashtme, dhe tani e ka nxjerrë një ministri më vete. Mendoj që do të jetë me shumë vlerë ruajtja e MIE”,
vijon ministrja e Integrimit e LSI, Klajda Gjosha.

Sa i takon strategjisë opozitare të LSI-së, Gjosha e cila do ta bëjë këtë rol si deputete e Tiranës, shprehet: “Do të jetë një opozitë që fatkeqësisht në vitet që lamë pas i ka munguar vendit. Do të jetë opozitë e fortë dhe konstruktive. Ne do të jemi aty për të konstatuar shkeljet, por edhe të japim alternativat tona. Nuk mendoj që opozita bëhet me bojkot, por brenda Kuvendit të Shqipërisë”.

Gjosha thotë se LSI nuk i tërhoqi ministrat e saj nga qeveria edhe pse doli në opozitë, me qëllim që të çojnë deri në fund detyrimet kushtetuese. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë