Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Kolonjës, Arben Malo zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku shoqërohej nga Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha.
 
Malo falenderoi strukturat për punën e bërë dhe ,inistren për mbështetjen dhe forcën që i ka dhënë deri më tani.
 
"Strategjia ime është që çdo banor i Kolonjës të ndihet i përfaqësuar në bashkinë e madhe dhe vota që ju do të jepni për Aleancën tonë, do të jetë vota e zhvillimit", u shpreh Malo.
 
klajda gjosha

Ministrja Gjosha vlerësoi punën e bërë deri më tani dhe i nxiti strukturat që të vazhdojnë akoma më tej me këto ritme.
 
"Duke votuar kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Arben Malo dhe LSI në zgjedhjet e 21 qershorit, ju do ta çoni vendin përpara sepse ai është zgjedhja më e mirë për Kolonjën", tha ministrja Gjosha.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)