Prej vitesh Gjovalin Ndreu nga Lezha ruan traditen e prodhimit të instrumenteve popullor. Profesinin e trasheguar nga I ati ai shpreson ta transmetoi dhe tek brezat e tjerë me qëllim ruajtjen e kësaj tradite.

Në punishten e tij i jep jetë tingujve të traditës shqiptare. 62 vjeçari Gjovalin Ndreu prej katër dekadash prodhon instrumente popullor. Janë me qindra çiftelitë, sharkitë, lahutat të prodhuara prej tij.

Thotë se profesionin që ju kthyer në pasion e trashëgoi nga i ati. Gjovalini çdo gjë e bënë me duar. Nuk përdor asnjë makineri. Kështu ai ndjen më fort knaqësin e produkteve të prodhuara prej tij.

"Ka 40 vjet që merrem me këtë punë. E kam trashëgim nga baba. Realizoj çifteli të llojeve të ndryshme, nga më e vogla tek me të mëdhajat, sharkia, çiftelia, lahuta” thotë Ndreu.

"Shkalla e vështirësisë është shumë e lartë se precizioni është shumë i lartë. Sidomos ndarja e perdeve është me milimetra. Duhet zgjedhur edhe druri. Druri ëshë kryesisht dru i manit apo dru qershie. Është punuar edhe me shelg, edhe me ah” thotë Ndreu.

“Gjithçka është punim dore, nuk kam asgjë me makineri’ shton ai.

Kërkesat për instrumentet tradicionale mbeten të konsiderueshme, jo vetëm brenda vendit, por edhe nga shqiptarët jashtë kufijve dhe te huajt.

“Ka kërkesa edhe këtu, edhe jashtë. Kam postuar në Amerikë, Francë, Itali” thotë ai.

Në shtëpinë e tij ruhen ende me fanatizëm disa çifteli të punuara nga i ati rreth 40 vite më parë. Për Gjovalinin, ato kanë jo vetëm vlerë artistike, por edhe sentimentale. Gjovalini Ndreu ka një dëshirë, atë për transmetimin e kësaj tradite dhe tek të rinjt.

Në një kohë kur traditat po veniten, puna e Gjovalin Ndreut mbetet një dëshmi e gjallë e pasurisë folklorike shqiptare.