Elez Gjoza do të jetë presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për katër vitet e ardhshme. Gjoza ka arritur që të sigurojë një fitore bindëse përballë kandidatit të tij Theodhor Masllavica.

Në fund të dy kandidatët kanë shtrënguar duart. Në procesin e votimit për presidentin e FSHP kanë marrë pjesë 16 delegatë, përfaqëses të ekipeve kombëtare të shtangës. Pas përfundimit të procesit të votimit, fitues ka rezultuar Elez Gjoza duke marrë 11 vota pro dhe 5 kundër.

Gjoza ka marrë urimet për fitoren edhe nga rivali i tij Masllavica, i cili ka pranuar rezultatin.

Pas zgjedhjes si presidenti i i FSHP, Gjoza, njëkohësisht edhe kryetar i Njësisë Bashkiake nr. 2 ka ftuar kundërshtarin e tij në garë, Masllavicën që të bëhet pjesë e projektit të tij për peshëngritjen.

(d.b/shqiptarja.com)