Policia e Malësisë Madhe ka arritur të parandalojë një ngjarje të mundshme kriminale mes një 26-vjeçareje dhe një 35-vjeçari në fshatin Lohë e Sipërme të Njësisë Administrative Shkrel.
 
Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se pas një konflikti të ndodhur M. J, 26-vjeçe, dhe Alfred Jakaj, për motive pronësie, ky i fundit ka qëlluar tre herë në ajër me armë zjarri duke e kanosur për jetën M.J.
 
Nga ana shërbimeve policore në mënyrë të menjëhershme për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti është shkuar në vendngjarje dhe pasi janë vënë në ndjekje të të dyshuarit Alfred Jakaj, është arritur që të kapet në flagrancë, bashkë me armën e krimit.
 
Gjithashtu u bë sekuestrimi në cilësinë provës materiale i  armës së zjarrit të tipit Pushkë gjysëm automatike.
 
Materialet e përgatitura për këtë hetim iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Kanosja", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com