TIRANE — Ministria e Mjedisit shumë shpejt pritet të hartojë një plan kombëtar për gjuetinë. Në një takim me grupet e interesit për monitorimin e gjuetisë së paligjshme, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka deklaroi se po bëhen kontrolle të vazhdueshme për ndalimin e këtij fenomeni.
Sipas ministrit Koka, po punohet për inventarizim të faunës së egër. “Ne duam të shohim rezultate. Hartimi i një plani kombëtar të gjuetisë”- tha gjatë fjalës së tij në takim Lefter Koka.
Më tej ministri Koka shtoi se në kuadër të marrjes së këtyre masave për shmangien e gjuetisë së paligjshme, janë zhvilluar takime dhe me përfaqësi të qytetarëve. Të pranishëm në takimin e sotëm janë përfaqësues të AKM, Federatave të Gjuetarëve, OJF-ve, fakulteteve si dhe përfaqësues nga subjektet e gjuetisë turistike, për të trajtuar çështje në funksion të moratoriumit dhe ligjit për gjuetinë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com