“Gjuetia” ndaj avionëve të drogës është më e përhapur në vendet përtej Atllantikut, ku janë të përshirë një sërë shtetesh me në krye SHBA-në. Nga kufi ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Karaibe dhe në vendet e Amerikës Latine. Secili merr pjesë në “luftën”, me forcat dhe kapacitetet që ka.
Shtetet e Bashkuara kanë vënë në dispozicion, avionët, rojen bregdetare dhe flotën e US Navy, për të mbajtur nën vëzhgim hapësirën ajrore dhe ujore të Karaibeve në kuadër të operacioneve antidrogë. Radarët në tokë dhe në anije kanë krijuar një rrjetë ku bien mjetet fluturuese që vijnë nga jugu. Aparatë të tjerë janë vendosur në vende mike.
Hondurasi që deri 2 vite më parë priste rreth 75 % të fluturimeve klandestine, tani ka vënë në funksion një sistem që sipas zyrtarëve ka reaguar shumë mirë, kjo edhe pse është vendosur një radar i blerë në Israel. Ndërkaq në vende si Meksikë dhe Kolumbi janë të impenjuar shoqëri private nga SHBA-ja që me personel civil drejtojnë misione ushtarake.
Në bordet e avionëve të tyre janë të vendosur aparatë që kontrollojnë qiellin dhe detin. Kartelet meksikane nuk guxojnë që të hapin zjarr ndaj mjeteve të vendeve kundër trafi kut të drogës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com