Gjuha Shqipe, Ardian Vehbiu: Siti
i Kryeministrisë një moçal padijeje
I ngacmuar nga një shkrim i Shqiptarja.com, ku raportohet mbi pasaktësi, madje dokrra, në websitin e Këshillit të Ministrave, Ardian Vehbiu futet në këtë sit dhe bën verifikimin e materialit. Këtë e thotë në një shkrim të tijin të publikuar si zakonisht në blogun Peizazhe të Fjalës, dhe po aty i merr një e nga një pasaktësitë, dhe teksa i përgënjeshtron, nuk harron as të denoncojë padijen e atyre që e kanë shkruar atë informacion mbi gjuhën shqipe.
I ngacmuar nga një shkrim i Shqiptarja.com, ku raportohet mbi pasaktësi, madje dokrra, në websitin e Këshillit të Ministrave, Ardian Vehbiu futet në këtë sit dhe bën verifikimin e materialit. Këtë e thotë në një shkrim të tijin të publikuar si zakonisht në blogun Peizazhe të Fjalës, dhe po aty i merr një e nga një pasaktësitë, dhe teksa i përgënjeshtron, nuk harron as të denoncojë padijen e atyre që e kanë shkruar atë informacion mbi gjuhën shqipe (fjala është tamam për një info të tillë).
Ja disa pohime të sitit të denoncuara e të saktësuara nga Vehbiu:
Kryeministria: Gjeografi grek, Ptholemeous, ka dëshmuar ekzistencën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe që në shekullin e dytë të erës sonë.
Vehbiu: Ptolemeu nuk ka folur gjëkundi as për shqiptarë, as për gjuhën shqipe. Sikurse dihet (sikurse e di edhe bufi), shqiptarët përmenden për herë të parë në shek. XI, ndërsa gjuha shqipe edhe më vonë (në fund të shekullit XIII).
Kryeministria: Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës bashkëkohore shqipe i përket vitit 1462.
Vehbiu: Ky dokument (Formula e Pagëzimit, së cilës ia kanë kontestuar tani vonë autenticitetin me argumente gjuhësore) është dokumenti i parë i shkruar i shqipes – jo thjesht bashkëkohore, por mbarëkohore.
Kryeministria: Alfabeti i gjuhës letrare shqipe ka 36 shkronja dhe përdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombëtar i Manastirit, më 1908.
Vehbiu: Kongresi i Manastirit miratoi dy alfabete: atë të Stambollit dhe atë të Bashkimit.
Ka dhe të tjera gjëra, por të tëra mund t’i gjeni, përveçse në sitin vetë, edhe në shkrimin e plotë të Vehbiut në linkun: http://xhaxhai.wordpress.com/2012/08/28/mocalet-e-padijes/
*Marrë nga respublica.al
(E.G./Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.7%
-
E gabuar
40.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 2828
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52