Gjuha shqipe do të mësohet edhe në Ankara

Gjuha shqipe do të mësohet edhe në Ankara
TIRANE- Pas kurseve të gjuhës shqipe në Stamboll dhe Izmir, më 22 prill fillon kursi i gjuhës shqipe edhe në Ankara. Këto kurse do të zhvillohen në mjediset e Qendrës Kulturore Shqiptare “Sami Frashëri” dhe tanimë janë shpërndarë formularët e regjistrimit për të mësuar gjuhën shqipe.

Kjo është një sipërmarrje e studentëve shqiptarë në Ankara dhe veçanërisht e Unionit Studentor Shqiptar në Turqi (Ankara) në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme që ky union po zhvillon me studentët e shqiptarë nga të gjitha trevat që studiojnë në Universitetet shtetërore ose private në Ankara.

Ky kurs gjuhe, krahas mësimit të gjuhës mëmë, pritet të kontribuojë edhe në njohjen e shqiptarëve me njëri- tjetrin, në përforcimin e kulturës dhe traditës si dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet e ndryshme që organizohen si nga Unioni Studentor Shqiptar në Turqi, Ankara ashtu edhe nga Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është hera e parë që hapen kurse të rregullta të gjuhës shqipe në Ankara.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023