TIRANE- Libri mësimor kushtuar studentëve dhe shqiptarëve jashtë atdheut i titulluar “Gjuha Shqipe për të Huajt dhe Shqiptarët jashtë atdheut” ribotohet swrish nga shtëpia botuese “Toena” Prof. Gjovalin Shkurtaj dhe Prof. Enver Hysa(bashkëpunëtor i shkencave që ka ndihmuar për termat e gramatikës e të fonetikës në Fjalorin e gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980), janë edhe autorët e tekstit mësimor, i cili sipas profesor Shkurtaj është një metodë për të nxënë gjuhën shqipe.
“Synimi i librit është i kufizuar dhe i qartë t’u mësojë atyre që dëshirojnë se si lexohet dhe flitet shqipja e sotme letrare” citon Prof. Shkrurtaj në përshkrimin që I bën librit i cili vjen si një botim i ripërpunuar. “Ky libër” shton Shkurtaj, “ synon t’u japë njohuritë kryesore për të lexuar dhe për të shkruar e folur gjuhën shqipe letrare, në radhë të parë, atyre që shqipen e kanë gjuhë të nënës, por nuk i kanë mundësitë për ta nxënë në shkolë me program të rregullt si lëndë mësimore”.
/Shqiptarja.com