Gjumi i pakët dëmton shëndetin

Gjumi i pakët dëmton shëndetin
Gjumi “i varfër” mund të ketë efekte të forta tek funksionimi i brendshëm i trupit të njeriut, thonë disa studiues britanikë.

Sipas tyre, aktiviteti i qindra gjeneve alternohet kur njerëzit flenë më pak se gjashtë orë në ditë për një javë.

Në një shkrim në gazetën “PNAS”, studiuesit thonë se rezultatet e testit të tyre ndihmojnë për të treguar se si gjumi i pakët dëmton shëndetin.

Ai shkakton sëmundje zemre, diabet, obezitet dhe funksionim të dobët të trurit. Gjithësesi, se si e bën alternimin e shëndetit mungesa e gjumit mbetet e paqartë.

Kështu, studiuesit e Surrey University analizuan gjakun e 26 personave pasi ata kishin bërë një regjim të mirë gjumi, 10 orë për natë për një javë rresht dhe i krahasuan rezultatet me ato të atyre që kishin fjetur më pak se 6 orë për natë.

Mbi 700 gjene ishin alternuar nga ndryshimi. Secila përmbante udhëzimet për ndërtimin e proteinës, kështu që ato që bëheshin më aktive prodhonin më shumë proteina, duke ndryshuar metabolizmin e trupit.

Ndërkohë që ora natyrale e trupit çakordohet, disa gjene në mënyrë natyrale shtohen dhe pakësohen gjatë aktivitetit ditor, por ky efekt ngadalësohet nga mungesa e gjumit.

Marrë nga Idividi
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi