Gjumi jo i mirë dhe i plotë ndikon
në rritjen e rrezikut ndaj virozave
Shumë studime konfirmojnë sa nevojë ka trupi për të paktën 7 orë gjumë në ditë që të rimëkëmbet dhe forcohet.
Mjekët nuk reshtin së përsërituri rëndësinë e gjumit për mirëqenien tonë fizike dhe mendore.
Shumë studime konfirmojnë sa nevojë ka trupi për të paktën 7 orë gjumë në ditë që të rimëkëmbet dhe forcohet. Në fakt, një prej këtyre studimeve thotë shprehimisht se njerëzit që flejnë pak, janë katër herë më të rrezikuar nga e ftohura se njerëzit që flejnë sa duhet.
Mungesa e Gjumit Katërfishon Rrezikun e Virozave
Në një studim të fundit mjekësor, morën pjesë 164 njerëz, të prekur nga gripi. Shkencëtarët mbikqyrën ndikimin e faktorëve të ndryshëm në aftësinë e trupit për të mposhtur sëmundjen. Rezultatet konfirmuan se pjesëmarrësit që flinin më pak se gjashtë orë në natë ishin katër herë më rëndë me gripin në krahasim me ata që flinin 7-8 orë. Për më tepër, njerëzit që flinin më pak se pesë orë në ditë ishin shumë herë më të rrezikuar nga sëmundja. Mjekët nënvizojnë se gjumi ka një ndikim shumë të fortë dhe të painjorueshëm në organizëm. Gjithçka shkon përtej ndjesisë së irritimit që të le mungesa e gjumit. Shëndeti fizik dhe ai mendor preket fort nga gjumi apo mungesa e tij.
Virozat Në Qarkullim
Virozat janë gjithë kohën në qarkullim dhe i kemi gjithë kohën pranë. Viruset janë tek doreza e derës, tek kompjuteri, celulari që keni në dorë e në shumë vende dhe pajisje të tjera. Po atëherë si mundet që jo gjithmonë na kaplon e ftohura? Ekspertët pranojnë se ndonëse njeriu është gjithë kohën i ekspozuar ndaj viruseve, nuk sëmuret gjithmonë. Kjo ndodh sepse sistemi imunitar bën punë kryesore për të luftuar sëmundjet. Por ky sistem mbrojtës ka nevojë për pushim, dhe atë e merr vetëm nëpërmjet gjumit. AgroWeb
e.gj/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
39.5%
-
Më keq
40.8%
-
Njësoj
19.6%
Vota total: 397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Incidenti ndaj Vjosa Osmanit si mesazh se kë preferon shumica e re e Shkupit në Kosovë
2 Gusht, 22:46
-
Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, Rrumbullaku urdhëron pezullimin e drejtorit të Rrugores Altin Qato
2 Gusht, 22:17
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
SHBA/ Trump: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë ishte një fitore e Vladimir Putin
2 Gusht, 22:08
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Itali/ Qëlloi me thikë bashkëatdhetarin pas një debati, arrestohet 44-vjeçari shqiptar
2 Gusht, 21:41
-
Kërcënohet me vdekje drejtori artistik i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike 2024
2 Gusht, 21:17
-
SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale
2 Gusht, 21:15
-
Francë/ Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Dënohet me 8 muaj burg
2 Gusht, 21:00
-
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
2 Gusht, 20:51
-
Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital
2 Gusht, 20:04
-
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë
2 Gusht, 19:58