Gjunkshi mbron Imamin:
Topi emëron gjeneralët
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Xhemal Gjunkshi del në mbrojtje të ministrit Arben Imami sa i përket emërimit të Ferdinand Kreshpës si komandant i Flotës Detare në vend të Kudret Çelës. Në një intervistë dhënë dje për "Zërin e Amerikës" Gjunkshi ka thënë se emërimi i kolonelëve është kompetencë e ministrit dhe jo e Presidentit.
TIRANE- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Xhemal Gjunkshi del në mbrojtje të ministrit Arben Imami sa i përket emërimit të Ferdinand Kreshpës si komandant i Flotës Detare në vend të Kudret Çelës.
Në një intervistë dhënë dje për "Zërin e Amerikës" Gjunkshi ka thënë se emërimi deri ne granden kolonel është kompetencë e ministrit dhe jo e Presidentit.
"Unë jam njohur me këtë; pavarësisht se jam në SHBA kam marrë informacionet edhe për këtë situatë. Dua t'ju siguroj juve dhe të gjithë ata që na ndjekin, që është ligji për të drejtën e komandimit, i cili deri në gradën kolonel i jep të drejtën ministrit të Mbrojtjes për të bërë emërimin, në detyrën e Komandantit të Forcës detare. Sot, kjo forcë nuk ka aktualisht një gjeneral. Në momentin që të ketë gjeneral, atëherë detyrimisht edhe kjo do të kalojë për të ndjekur procedurat. Ky është komenti im"- deklaroi dje gjatë intervistës në Voa, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjatë intervistës.
“Kemi të bëjmë me emiërmin deri në gradën kolonel e bën ministri i Mbrojtjes këtu nuk kemi të bëjme nje një gjeneral që ministri e ka emëruar në detyrë pa e deleguar te presidenti i Republikës”- shtoi me tej.
VENDIMI I IMAMITVendimi në formë urdhri nr 94, i ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, është firmosur më 23 janar të vitit 2012. Sipas këtij vendimi “Kapiteni i Rangut I, Ferdinand Kreshpani, deri tani me detyrë komandant i Flotiljes Detare Jugore, të Forcës Detare, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet me detyrë komandant i Forcës Detare. Ministri e bazon vendimin e tij në nenin 102, pika 2 e Kushtetutës, brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, ku drejton nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka në kompetencë.
PS: U SHMANG PRESIDENTI TOPI Dy ditë më parë në mbledhjen e komisionit të Ligjeve socialsitët thanë se është shmangur komandanti i përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidentin Bamir Topi. Neni 169, paragrafi 3 i Kushtetutës thotë se me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Presidenti i Republikës, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore. Në ndryshim me rastin e shkarkimit të komandantit të mëparshëm të Flotës Detare, Kudret Çelës, ku pati një dekret të Presidentit, në emërimin e Kreshpës është përdorur një tjetër standard, duke mos u marrë parasysh roli i zotit Topi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24