MOSKË (AA) - Xhamia Qendrore e Moskës e cila është ndërtuar me kontributet e Turqisë dhe të Rusisë dhe e cila do të inaugurohet me pjesëmarrjen e Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan është zbukuruar me artin klasik osman, raporton Anadolu agency (AA).

Dekoracioni i brendshëm i xhamisë së ndërtuar në Moskë nga Departamenti i Çështjeve Fetare të Muslimanëve të Rusisë, është kryer nga Kryesia e Çështjeve Fetare dhe Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë.

Në xhaminë qendrore në Moskë e cila u ndërtua për 7 vite mund të falen përnjëherësh 10 mijë persona. Xhamia ka një hapësirë prej afërsisht 19 mijë metra katrorë, një kupolë me lartësi 46 metra dhe me 22 metra diametër e cila është e mbuluar plotësisht me ar të vendosur mbi pllakat e bakrit. Ndërsa dy minaret e mëdha të xhamisë kanë një lartësi prej 81 metra.

Theksohet gjithashtu se në xhaminë e cila ndodhet në një prej lagjeve qendrore të Moskës në ditët e premte dhe të në ditët e Bajrameve ezani do të këndohet nga minaret ndërsa në kohët e tjera brenda xhamisë.

- Dekorimi i brendshëm, nga Turqia

Afërsisht mbi 100 mjeshtra dhe artizanë nga Turqia kanë punuar për zbukurimet e xhamisë të cilët kanë zgjatur bashkë me projektimin dhe përfundimin e tyre. Gjithashtu edhe të gjitha punimet me kalem nga kati ku falen namazet dhe deri në kube, vendi u hutbesë, mimberi për ligjërata, llampadarët, tapeti me trashësi 20 milimetër prej 6 mijë metër katrorë, dyert kryesore të hyrjeve janë realizuar në Turqi.

Në xhami gjithashtu ndodhen 8 ashensorë dhe brenda saj për ngrohje do të përdoret sistemi me ngrohje nga poshtë.

- Xhamia qendrore e Moskës, projekt  i përbashkët i dy vendeve-

Zv. Kryetrari i parë i Departamentit të Çështjeve Fetare të Muslimanëve të Rusisë, Damir Gizatullin, duke vënë në dukje se kjo xhami është ndërtuar me përpjekjet e përbashkëta të Rusisë dhe të Turqisë tha se: "Gjatë ndërtimit kemi shëtitur shumë xhami në Ankara dhe Stamboll. Ato që kemi vërejtur atje po përhiqemi ti realizojmë edhe këtu". Gizatullin më tej ka shprehur falënderimet ndaj Turqisë e cila ka kontribuar për ndërtimin e xhamisë nëpërmjet Kryesisë së Çështjeve Fetare.

Ndërsa arkitekti i kompanisë turke e cila ndërtoi xhaminë, Mustfa Çetin Zor ka pohuar se "qoftë e mbarë për botën islame, mendojmë se kemi shprehur një vepër të mirë".

Zor duke vënë në dukej më tej se që nga viti 2014 e deri tani ata kanë punuar me 450-500 punonjës së bashku, u shpreh se në këtë xhami Dijaneti Turk ka një kontribut të madh ku me këtë kontribut janë arritur shumë gjëra.

Ceremonia e hapjes e xhamisë më të madhe në Moskë do të mbahet më 23 shtator, ku pritet të marrin pjesë Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, Presidenti palestinez, Mahmud Abbas si dhe liderë nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)