Gjuta mbetet në burg, në gjyq pa
paruke: S'kam lidhje me Tahirin

Gjuta mbetet në burg, në gjyq pa<br />paruke: S'kam lidhje me Tahirin
TIRANË - “Arrest me burg”. Është kjo masa e sigurisë që Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar Vladimir Gjutës të akuzuar për vepra terroriste ndaj familjes së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Kjo masë ishte dhënë në mungesë në muajin shkurt ndaj 35-vjeçarit kuksian, i cili nga ajo kohë ndodhej në arrati deri në momentin kur u arrestua të enjten në hyrje të tunelit të Kalimashit.

Gjyqtari Ardit Mustafa në një seancë me dyer të mbyllura vendosi arrest me burg dhe dy personat e ndaluar në shoqërinë e Gjutës Blerim Thaci nga Prizreni dhe Indrit Ademi nga Kukësi.
 
Ashtu sikurse para hetuesve, edhe ne seancen gjyqesore Gjuta nuk ka pranuar të ketë pasur lidhje me tritolin e vënë në farmacinë e babait të ministrit Tahiri dhe në vendparkimin e makinës së tij.

Më 10 shkurt Prokuroria e Krimeve të Rënda do t’i konsideronte aktet terroriste shpërthimin në farmacinë e babit të ministrit dhe atentatin e mbetur në tentativë në rrugën “Muhamet Gjollesha” ku parkohej makina e Bashkim Tahirit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare