Gjuta me silenciator drejt Kukësit
“Do dorëzohesha pas zgjedhjeve”
VIDEO/ Shoqërimi i Gjutës në polici
FOTO/ Gjutaj në polici me paruke

Gjuta me silenciator drejt Kukësit<br />“Do dorëzohesha pas zgjedhjeve”<br />VIDEO/ Shoqërimi i Gjutës në polici<br />FOTO/ Gjutaj në polici me paruke
TIRANË -“Do të dorëzohesha pas zgjedhjeve”! Kjo është deklarata që Vladimir Gjuta ka dhënë para krerëve më të lartë të Policisë së Shtetit një ditë pasi vu në “kurth” në hyrje të tunelit të Kalimashit në Kukës ku edhe u arrestua pas 5 muajsh në arrati.  
 
Përballë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, zv.drejtorit të Përgjigjëm të Policisë Altin Qato dhe nëndrejtorit për Krimet e Rënda Ardian Çipa, kuksiani 35-vjeçar nuk ka pranuar në asnjë moment akuzën kryesore që rëndon ndaj tij, vendosjen e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm më 10 shkurt të këtij viti. Po ashtu ai ka mohuar edhe vendosjen e një sasie eksplozivi pranë vendit ku parkonte zakonisht makinën Bashkim Tahiri,por që fatmirësisht nuk shpërtheu.
 
Por bashkë me këto akuza, ndaj Gjutës ka nisur edhe një hetim pasuror në bashkëpunim me autoritetet në Itali dhe Britani, dy vende në të cilat Gjuta dyshohet se është përfshirë në aktivitete kriminale.



Vladimir Gjuta u arrestua pasditen e së enjtes në hyrje të tunelit të Kalimashit në një superoperacion ku u përfshi edhe RENEA, e ku forcat e policisë që ishin vënë në ndjekje të tij e bllokuan në të dyja hyrjet e tunelit.

Bashkë me Gjutën në pranga ranë edhe dy persona të tjerë, 32-vjeçari nga Prizreni Blerim Thaçi dhe 26-vjeçari nga Kukësi Indrit Ademi. Gjuta udhëtonte me një Opel ngjyrë gri me targa kosovare që drejtohej nga 32-vjeçari, ndërsa kuksiani Ademi drejtonte një Benz që dyshohet se shoqëronte Gjutën. Pikërisht në këtë makinë, Poilcia gjetu një pistoletë me silenciator e fshehur në baterinë e automjetit.

arma e gjutes me logo
 
Gjatë kohës që ka qëndruar në arrati Gjuata maskohej përmes një parukeje që kishte vendosur, ndërsa burime nga policia thanë për A1 Report se kuksianit iu gjet një listë me me anëtarë dhe simpatizantë të stafit të kandidatit të së majtës për Bashkinë e Kukësit Hasan Halilaj. Dyshohet se Gjuta ishte nisur drejt vendlindjes së tij për të kërcënuar pikërisht këta persona të cilët ishin në mbështetje të Halilajt.
 
Aktualisht Gjuta ndodhet në paraburgimin e drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku pritet në vijim të merret në pyetje edhe nga dy prokurorë të Krimeve të Rënda.

Zhvillimet gjate dites se enjte dt. 18 Qershor

Ora 20:10 Gjutaj me "flokë" mbërrin Policinë e Tiranës nën masa të forta sigurie
Vladimir Gjutaj ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës i shoqëriar nën masa të forta sigurie. Gjutja shoqërohej me patrulla të shumta policie. Por për habi të të gjithëve nga makina e policisë ka dalë një person me flokë, ndryshe nga sa imagjinohej Gjuta si një person tullac. 

Vladimir Gjutaj kishte vendosur paruke në mënyrë që të mos njihej nga policia, pasi në të gjitha fotot bëra publike ai është shfaqur tullac.

gjuta
gjuta
(Vladimir Gjuta me paruke pas arrestimit dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës)  FOTO


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare