TIRANE - Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për burgim të përjetshëm ndaj Lulzim Berishës, të konsideruar si kapobanda i Durrësit, duke ulur dënimin në 25 vjet heqje lirie. Vendimi eshte argumentuar me faktin se, aktiviteti kriminal është kryer në vitet 1998-2000 dhe duhet dënuar me ligjin e kohës kur janë bërë krimet. Në ato vite, vrasja me paramendim dënohej me maksimumi 25 vjet. Po ashtu, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë me relator gjyqtarin Shkëlzen Selimi, në kohën kur
Lulzim Berisha ka kryer krimet nuk ekzistonte në ligj koncepti “organizatë kriminale”.
Gjykata e Lartë vendosi gjithashtu rigjykimin e Plarent Dervishit, një tjetër të pandehuri të bandës së Durrësit. I cili është dënuar në mungesë me burgim të përjtshëm. Vendimi për rigjykim, sipas Gjykatës së Lartë bëhet për shkaqe procedurale dhe do të rigjykohet në gjykatën e Durrësit dhe jo te Krimet e Rënda
Edhe Indrit Taulla, i klanit të Lulzim Berishës një tjetër i pandehur i dënuar me burgim të përjtshëm, sipas Gjykatës së Lartë dënohet me 25 vjet burg. Vetëm Indrit Dokle, i grupit rival mbetet burg përjetë. Ndërkaq, për të pandehurit e tjerë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë nuk ndryshon.
Edhe i penduari Adriatik Coli është dënuar me burgim të përjetshëm, por për faktin se ka bashkëpunuar me drejtësinë, gjykata vendosi ta dënojë përfundimisht me 10 vite burg. Të pandehurit e tjerë të bandës janë dënuar me masa që variojne nga 10 deri në 25 vite burg.
Të pandehurit e "Bandës së Durrësit" akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vrasje dhe trafiqe ilegale. Banda e Durrësit e nisi aktivitetin e saj kriminal në vitin 1998 dhe vepronte kryesisht në Durrës. Goditjen ajo e mori në vitin 2005, kur autoritet e rendit arrestuan anëtaret e dyshuar të saj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
3.5%
-
Pak
87.7%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 57
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha akuzohet për vrasjen e rivalit Klodian Saliu (VIDEO)
18 Mars, 11:33
-
Vrasja e Vajdin Lames, GJKKO pushon çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj
15 Tetor 2024, 15:10
-
Spanja miraton ekstradimin e Lul Berishës, pritet të vijë brenda disa ditësh në Tiranë
14 Gusht 2024, 13:09
-
'Shtëpia më është sulmuar me antitank', Lulzim Berisha para gjykatës në Spanjë: Mos më ekstradoni në Shqipëri, më rrezikohet jeta
2 Korrik 2024, 14:04
-
GJKKO rrëzon SPAK për Lul Berishën! Refuzon pushimin për vrasjen e Vajdin Lames
16 Shkurt 2024, 14:42
-
Si u arrestua Lulzim Berisha në Spanjë, Media angleze: Shqiptari më i kërkuar në Europë fshihej mes turistëve britanikë
28 Dhjetor 2023, 10:49
-
Si u arrestua Lulzim Berisha/ Ministria e Brendshme spanjolle jep detaje: Po tentonte të largohej
18 Dhjetor 2023, 14:58
-
‘I ngjante një turisti’, mediet spanjolle jehonë arrestimit të Lulzim Berishës: E lokalizoi policia shqiptare, pritet të refuzojë ekstradimin
15 Dhjetor 2023, 17:15
-
Arrestohet i shumëkërkuari Lulzim Berisha, fshihej në Spanjë me letra bullgare! Pritet ekstradimi i ish-kreut të bandës së Durrësit (FOTO)
14 Dhjetor 2023, 12:40
-
Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin dhe mbylli dosjen e Florenc Çapjas, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici
23 Shkurt 2023, 17:13
-
Dosja/ Nga korruptimi, kërcënimi, helmimi tek lajthitja, të gjitha tentativat për të rrëzuar dëshminë e Luftar Reçit për vrasjet e bujshme
14 Nëntor 2022, 14:58
-
'Kushtetuesja' rikthen në burg Lulzim Berishën, lë në fuqi Gjykatën e Lartë, beteja 10-vjeçare e ish-kreut të Bandës së Durrësit me drejtësinë
5 Korrik 2022, 20:20