KUKES - Lirohet personi të cilit iu gjet drogë në banesë dhe që kishte gomën e automjetit ku maskohej marijuana e destinuar për t’u trafikuar në Kosovë. 

Gjykatësja e gjykatës së Kukësit Drita Vehliu në seancën e masës së arrestit ka liruar Idajet Durakun, duke e lënë në masën e “detyrimit të paraqitjes”. Duraku u arrestua nga policia lokale në datën 25 Maj, ndërsa kanë mbetur në burg pa afat Abedin Taçe bashkë me 3 kosovarët Haki Dajaku, Shaban Hoti dhe Agm Dajaku, të cilët u gjykuan për masën e arrestit nga gjykatës të tjerë.

Në 25 Maj policia e Kukësit raportoi për zbulimin e trafikimit të drogës nga Shqipëria për në Kosovë me anë të maskimit të saj në gomën rezervë. Policia sekuestroi 5.5 kilogramë marijuanë që po përgatitej për t’u trafikuar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)