TIRANE- Komisioni parlamentari i ligjeve kaloi sot në parim projektligjin për Gjykatën Administrative, një draft i mbetur pezull për 4 vjet. Projektligji është hartuar nga qeveria, por për ta miratuar kërkohet shumicë e cilësuar votash. Pala socialiste mbështeti pr.ligjin duke theksuar se në krahasim me variantin e 2008-s ka përmirësime, por në të mbeten ende çështje të debatueshme.
Deputeti Armando Subashi në një intervistë për Vizion Plus deklaroi dje se te majtët kane hartuar një pakete amendimesh. Për opozitën, problemi i parë që duhet të zgjidhe ligji për Gjykatën Administrative është thjeshtimi dhe shkurtimi i procedurave gjyqësore. Subashi fton grupet e interesit të dërgojnë amendimet për draftin. Ne projektligjin e qeverise është parashikuar ngritja e 6 gjykatave administrative dhe një apeli në Tiranë, ndërsa hallka e fundit e ankimimit mbetet Gjykata e Lartë. Gjyqtaret do te trajtojnë ekskluzivisht vetëm mosmarrëveshjet administrative e tregetare, duke synuar te zgjidhin ne kohe te shkurtër konfliktet qe aktualisht trajtohen nga gjykatat e faktit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com