TIRANË – Partia Socialiste ka nisur sot dëgjesën publike me grupet e interesit, shoqata dhe organizata të grupit të biznesit për projektligjin për “Gjykatën Administrative”. Në tryezën e nisur pak minuta më parë, deputeti Fatmir Xhafaj tha se e rëndësishme mbrojtja e interesave të biznesit. Ai pohoi se janë përcaktuar disa senca dëgjimore jo vetëm më përfaqësues të biznesit por edhe me pedagogë e avokatë me qëllimin për të patur një ligj të qëndrueshëm.
PROJEKTLIGJI
Projektligji mbi Gjykatën Administrative ka qenë një investim dhe kërkesë e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar që të votohet në parlament. Sakaq, ky ligj kërkon një shumicë të cilësuar dhe është pjesë e kërkesave të rreshtuara në opinionin e Komisionit Evropian për Shqipërinë mbi kërkesën për statusin kandidat. Deri më tani ky ligj nuk është votuar dot pasi opozita nuk ka dhënë votat duke mos mundur të garantohet 3/5.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com