Gjykata, arrest shtëpie ambasadorit
Selimi dhe 6 ish-pjesëtarëve të UCK

Gjykata, arrest shtëpie ambasadorit<br />
Selimi dhe 6 ish-pjesëtarëve të UCK
PRISHTINE- Nga 30 ditë arrest shtëpie është masa që u ka caktuar gjykatësi i EULEX-it 7 ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga rajoni i Drenicës, mes tyre dhe ambasadori kosovar në Tiranë, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Gjykatësi ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit italian të EULEX-it, Maurizio Salustro, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
 
Vendimi është dhënë për 7 ish-pjesëtarët e UÇK-së: Sylejman Selimi, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skënderajt, Sahit Jashari, Avni Zabeli, Zeqir e Jahir Demaku dhe Hysni Thaçi, ndërsa dalja e tyre nga Gjykata Themelore është pritur me duartrokitje nga qytetarë të shumtë, në mesin e të cilëve edhe deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.
 
Tomë Gashi, avokat i ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimit, i njohur gjatë periudhës së luftës me nofkën “Sulltani”, e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe skandal juridik, ndërsa ka bërë të ditur se do ta ankimojë atë.
 
Ndërsa në lidhje me dyshimet se gjatë kohës së luftës është vrarë edhe një polic serb, që njihej për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve, Gashi ka thënë se deri më tani nuk kanë pasur njoftime të tilla dhe se nuk di se nga cilat burime janë publikuar në media.
 
“Sipas prokurorit, ka pasur keqtrajtim të civilëve të burgosur në burgun e Likovcit gjatë qershorit të vitit 1998. Sipas prokurorit, të gjithë kanë qenë bashkëpunëtorë, por ne e dimë se ajo nuk ka ndodhur dhe prokurori nuk ka pasur gjasa teorike që të provojë diçka që ka ndodhur para 15 viteve. Kjo është vetëm një spektakël i EULEX-it, që është duke e bërë së bashku me Salustron, që ndoshta të tërhiqet vëmendja nga problemet tepër të mëdha që kemi në veri të Kosovës”, nënvizoi Gashi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim