Gjykata Elbasan dënoi me 4 vite shoferin që i vrau të bijën, nëna e përlotur për Report Tv: Na mashtruan me aktin noterial! E firmosëm për të mos pasur hakmarrje, ata e përdorën sikur i falëm

Me lot në sy e zemër të thyer, nëna e njërës prej viktimave në aksidentin tragjik në tunelin e Elbasanit një vit më parë ka kërkuar drejtësi për jetën e vajzës së saj vetëm 19-vjeçe. Në aksident humbën jetën 2 vajza të reja dhe u plagosën dy të tjera, por një ditë më parë gjykata e Elbasanit vendosi të jap një vendim skandaloz për autorin Behar Pema, 58 vjeç, i cili drejtonte mjetin e tij i dehur. Ai u dënua me 4 vite burg, ndërsa në arsyetimin e gjykatës thuhet se familjarët e  viktimave e kishin falur autorin.

Por këtë skandal e ka mohuar vetë nëna e viktimës Lusinda Garunja, Rezmie Garunja e cila në një lidhje me Report Tv ka mohuar që ajo dhe familja tjetër që humbi vajzën në këtë aksident të ketë falur autorin. Ajo tha se janë mashtruar pasi avokati i Behar Pemës u kishte kërkuar që të firmosnin një akt noterial ku thuhet se familjet nuk do të kishin hakmarrje mes tyre por ia lënën në dorë drejtësisë. Por ky akt noterial sipas nënë së viktimës është keqpërdorur në gjykatë pasi është interpretuar sikur familjarët e kanë falur autorin.

“Ne nuk duam vetëgjyqësi, por jo se i  kemi falur. Ne kemi kërkuar drejtësi dhe nuk kemi hasmëri me familjen e autori. Ne kishim besim te drejtësia, por jo se kemi falur autorin. Aktin noterial që u paraqit në gjykatë na e kërkoi avokati i Behar Pemës dhe e kërkoi se mos mendonte se ne do hakmerreshim. Edhe familja tjetër e ka firmosur këtë akti, ne kemi firmosur me vullnet pasi kërkonin që të mos kishte hakmarrje por drejtësi për autorin. Jemi mashtruar më këtë deklaratë që firmosëm. Unë e kam dhënë me noter në Shkodër, ne e kemi bërë për jo hakmarrje, por jo që ai të dënohet me 4 vite burg. Ishin 4 jetë, pavarësisht se 2 shpëtuan fal zotit. Jam shumë e mërzitur me dënimin që kanë dhënë”, tha nënë e viktimës.

‘Jeta e vajzës time paska vlejtur vetëm 4 vite’ ishte deklarata e dhimbshme e nënës për dënimin e dhënë drejtësia për autorin Behar Pema, ndërsa shtoi se vajzën e saj me këtë vendim e vranë për së dyti.

“Jam shumë e indinjuar dhe e mërzitur me vendimin që u dha dje në gjykatën e Elbasanit, unë ia lash drejtësisë në dorë , por jeta e vajzës sonë ka vjetur vetëm 4 vite. Jam shumë e mërzitur me dënimin, nuk kam fjalë, na i vranë vajzat për herë të dytë”, tha ajo me lot në sy.

Në aksident u përfshi edhe vajza tjetër e saj, por që fatmirësisht mbijetoi. Rezmie Garunja tha se për muaj të tërë ka bredhur nëpër spitale me vajzën tjetër dhe sot fatmirësisht ajo është më mirë.

“Fatmirësisht vajza tjetër është më mirë tani, ka qenë shumë keq. Unë kërkoj drejtësi, ne nuk i kemi falur. Zemra e nënë nuk mund të fali”, u shpreh nëna e viktimës.

Behar Pema në gjendje të dehur aksidentoi për vdekje më 13 shtator 2020 dy vajza të reja Lusinda Garunja, 19 vjeç dhe Zheneta Qellia si dhe plagosi dy të tjerat Denisa Dibra, 25 vjeç dhe Nervina Garunja, 24 vjeç, në Tunelin e Elbasanit. Për këtë ngjarje ai u dënua me 4 vite burg me një vendim skandaloz nga Gjykata e Elbasanit një ditë më parë. Report Tv më herët ka siguruar pamjet ekskluzive të aksidentit tragjik.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lumier: 09/07/2021 20:15

    Elbasani duhet te jete pa gjykate. Kshu mund te shperbehet berthama e korrupsionit aatje.

    Përgjigju
  • Une: 09/07/2021 19:21

    Pse, kush ka te drejte te fali gjakun e dikujt tjeter? As nana, as baba askush nuk mund te fali gjakun e bijes. Çeshte ky gjykim idjot? Patjeter do e ket gjykuar Pajtime Fetahu, mostra e Elbasanit, qe s'ka veting qe ta kapi. Ja kjo eshte drejtesia tek ne.

    Përgjigju
  • Jolanda: 09/07/2021 18:57

    Nuk impresionohem nga komentet tuaja . Ajo ngjarje eshte shjm e veshtire per kedo nj fatekeqese qe t le pa fjale po dhe ai gjyqtar eshte bazuar diku. Ktu i ke te vrasin me deshire e paramendim dh s bej nj dit burg ca ti bejn dh ktij t skretit ta varin n litar ?

    Përgjigju
    • Drita: 09/07/2021 22:58

      Jolanda edhe te hipesh ne makine i dehur dhe te ngasesh me 150 ne ore vrasje me paramendim eshte, cfare kujton? Te ishte ndonje djale i ri epo hajde, po ky dhia plake ku shkonte? Te shkretat ato qe i vune shpatullat dheut e mjere ne qe kemi mbetur perballe kesaj drejtesie te shtrember. Ne koke tuaj o gjykates te ndyre!

    • Shikutarras: 09/07/2021 20:42

      Po ske faj ti qe ben komente idiote. Te marresh dy jete te dy vajzave te reja ne rrug te vet, ai sesht i shkret po ai do kalbur ne burg. Po ste ka ndodhur ty se do beje si gore tani ktu...edhe sikur ta ket falur prindi sduhet ta falin ligjet e shtetit, ai esht nje kafsh i pajisur me mjet me 4 rrota qe rrezikon jeten e te tjereve ne cdo moment, sesht normal

  • Scutari: 09/07/2021 18:29

    Mëso makinën Remzie dhe ruaj kur të dalë Pema nga burgu! Gazin në dërrasë dhe shpirti i vajzës tënde dhe shoqes së saj do të pushojë në paqe përgjithmonë.....

    Përgjigju
  • Bobi: 09/07/2021 17:50

    Gjykata e Elbasanit. O zot ato jane KCK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!