Aksidenti tragjik në tunelin e Elbasanit/ Report Tv siguron videon ekskluzive! Momenti kur shoferi i dehur me shpejtësi përplas makinën e 4 vajzave

TIRANË- Report Tv siguron pamjet ekskluzive të pak sekondave para aksidentit ku automjeti i katër vajzave teksa pasditen e 13 shtatorit udhëtojnë në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan do të goditej nga Mercedezi i Behar Pemës.

Janë këto pamjet e sigurisë teksa silueta e automjetit Volkswagen është në dalje të tunelit dhe në metra e fundit ai goditet nga "Benzi" i Pemës.

Mercedes-Benz i drejtuar nga Pema vjen në korsinë e majtë dhe në dalje të tunelit sapo kish dalë automjeti Volkswagen i vajzave ai humb drejtimin duke dalë në korsinë e djathtë dhe duke goditur makinën nga pas. Goditja nga pas ishte aq e fortë në tre sekonda ku siç duket e në këto pamje dalja e tunelit është mbuluar nga pluhuri e tymi në formë mjegulle.

Momenti kur makina e Pehar Pemës parakalon me shumë shpejtësi në tunel

Ky aksident mund të ishte edhe më fatal pasi tre mjete të tjera siç dhe shihni në këto pamje ekskluzive të cilat ishin duke udhëtuar në të njëjtën kohë pas tyre vetëm fati dhe refleksi i shoferit i ka shpëtuar.

 Ato kanë qenë vetëm pak metra larg përplasjes fatale dhe pasi kanë frenuar kanë mundur të shmangin përfshirjen në këtë aksident me pasoja të rënda. Pas goditjes që "Benzi" i Pemës i ka bërë Volkswagen ku udhëtonin katër vajzat që ishin nisur të festonin një datëlindje nga Shkodra në Korçë, gjithçka është mbuluar nga pluhuri dhe kaosi.

Aksidenti është shënuar në orën 18:55 minuta e 35 sekonda sipas orës së kamerës së sigurisë së tunelit e cila tashmë është administruar nga policia rrugore si pjesë e këtij hetimit. Në këtë aksident tragjik humbën jetën Lusinda Garunja 19 vjeç dhe Zheneta Qellia, ndërsa dy vajzat e tjera Denisa Dibra 25 vjeç dhe Nervina Garunja 24 vjeç mbeten të aksidentuara.

Ndërsa për të nxjerë trupat e dy viktimave dhe të mbijetuarve u desh edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës pasi dëmtimet e pësuara në makinat e aksidentit ishin mjaft të rënda. Pas këtij aksidenti Report Tv mëson se në të dyja tunelet e vendit aksin e autostradës së kombit dhe atë Tiranë-Elbasan policia rrugore ka instaluar radarët digjital për kapjen e shoferëve shkelës të rregullave të qarkullimit përfshi dhe shpejtësinë tej normave.

Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se teksa udhëtonte në këtë aks Behar Pema i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur (në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë) është vendosur në masën e sigurisë arrest në burg deri në përfundim të hetimeve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shofer L.: 07/10/2020 12:48

    asnjë shofer nuk po respekton kufijtë e shpejtësisë. drejtuesit e makinave luksoze terrorizojnë trafikun. aksidentet janë të sigurta. policia e trafikut në terren është fshehur në rrugë për të kapur një "zog" që nuk bën funksionin e tyre "rregullator". keqardhje.

    Përgjigju
    • adi: 08/10/2020 09:29

      une ate rrugen e bej shpesh, po shume shpesh se iki ke njerezit e mi dhe ata ne korsine e majte ecin si skizofrena dhe 100% po te ruash distancen dhe te ecesh mire nuk behen aksidente se ai budalli e ka fajin qe i japin se i iken avjoni. gjynah vajzat pa per ate as qe me kercet shume. ecin robt rrin njit nga mrapa kshu 10 cm dhe e bejne me drita se spresin dot

    • Loni: 07/10/2020 19:01

      Sic hecin te gjithe ne korsine e vet qenka burri huj. E bene tjetrin kriminel me zor. O media palaco qe deformoni cdo gje.

    • Liku: 07/10/2020 19:00

      Mua me duket teper normale edhe burri huaj se doli si pain bente manovra te rrezikshme... Mediat edhe portalet pisllek. Vajzat ndjese pacin por burri huaj eshte ne rruge te vet edhe me siguri vajzat do I Ken prere rrugen... Se ska mundesi tjeter. Edhe e ka fajin shoferi gjithmone.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s