TIRANE- Një vendim gjyqësor që i jep 3 milion lek të vjetra gjyqtares së Kavajës, Rezarta Mataj dhe që është kundër frymës antikorrupsion të lançuar nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço është marrë nga gjykata e Durrësit. Qytetari Jonus Laçi ka marrë guximin t’i shkruajë ministrit Naço, duke denoncuar gjyqtaren e Kavajës, Rezarta Mataj për një vendim të padrejtë, por vetëm se ka folur tek ministri për korruptimin e gjyqtares Mataj në një proces për pronat, gjykata e Durrësit e ka dënuar me 3 milion lekë dëmshpërblim qytetarin dhe kjo shumë do t’i kalojë gjyqtares Rezarta Mataj.
Ndryshe nga kërkesa e saj që kërkonte 10 milion lekë dëmshpërblim. Përtej dënimit me gjobë të qytetarit Laçi, gjyqtari Shpëtim Kreka, në vendimin e tij ka zënë me faj dhe ministrin e Drejtësisë Nasip Naço, i cili tashmë duhet të fshijë nga portal online “Denonco Korrupsionin” denoncimin e Jonus Laçit dhe në vend të tij të botojë vendimin e gjykatës së Durrësit.
Ndërkohë që gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, qytetari Jonus Laçi është shprehur se ndiente pendesë për atë që kishte shkruar, por bashkëfajtor me të ishte dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço, që kishte lejuar leximin në mënyrë publike të denoncimeve. Në fakt nuk dihet nëse kjo dëshmi e Laçit është dhënë me vullnetin e tij, apo nga ndonjë presion i bërë nga vetë gjyqtarët.
Rrëfim me zemër apo…?
Në këtë proces është përdorur dhe një rrëfim kundër ministrit Nasip Naço. Qytetari Jonus Laçi, që morri guximin që i shkruajti ministrit, i zënë ngushtë në gjyqin kundër tij të ngritur nga gjyqtarja Mataj, ka treguar se: “Bashkëfajtor dhe ka përgjegjësinë më të madhe edhe vetë Ministri i Drejtësisë, pasi edhe ai ka lejuar, pa i censuruar, pa i verifikuar, publikimin e letrës dhe të fjalëve që cënojnë reputacionin e një shtetasi tjetër, madje ai duhet të ishte e paditur bashkë me të”.
Ky rrëfim nuk dihet nëse është bërë me zemër apo jo nga qytetari Laçi. Në këtë vendim është përdorur si provë dhe letra konfidenciale që qytetari Laçi i ka shkruar kryegjyqtares së Kavajës Entela Sheduli. Megjithëse konfidenciale Sheduli këtë letër e ka vënë në dispozicion të gjyqtares Mataj, e cila më pas e ka përdorur si provë kundër Jonus Laçit.
Dëshmia kundër Naços
Gjatë procesit gjyqësor mes gjyqtares Rezarta Mataj dhe qytetarit Jonus Laçi, ky i fundit ka treguar se kishte pasur një proces civil gjyqësor dhe se këtë çështje e ka gjykuar në Kavajë gjyqtarja Rezarta Mataj. Kjo e fundit kishte vendosur kundër kërkesës së tij dhe për pasojë ai kishte vendosur t’i shkruante letër kryegjyqtares së Kavajës dhe të denonconte në portalin online të ministrisë së Drejtësisë gjyqtaren Rezarta Mataj. Megjithëse letra ka qënë konfidenciale dhe qytetari kërkonte drejtësi, kryegjyqtarja e Kavajës, e ka vënë atë në dispozicion të koleges së saj.
Më tej në dëshminë e tij qytetari Laçi tregon se nuk kishte asnjë aludim se gjyqtarja mund të kishte marrë vendimin në favor të një ndikimi në para, favore etj. Por, se fjalën e korruptuar e ka thënë në përgjithësi, siç rëndom thuhet për gjyqtarët që janë të korruptuar, nuk ka pasur asgjë personale me gjyqtaren. Por për shkak të moshës, arsimit të tij nuk e ka menduar gjatë se fjala e korruptuar do të dëmtonte imazhin e gjyqtares së çështjes.
I padituri ndihet i penduar për veprimin e kryer dhe kërkoi ndjesë në gjykim për veprimin e kryer, pasi ishte një denoncim i pamenduar thellë se mund të cënonte paditësën në atë mënyrë aq sa ta bënte çështje gjyqësore. Po ashtu i padituri pretendoi se bashkëfajtor dhe ka përgjegjësinë më të madhe edhe vetë Ministri i Drejtësisë pasi edhe ai ka lejuar, pa i censuruar, pa i verifikuar, publikimin e letrës dhe të fjalëve që cënojnë reputacionin e një shetasi tjetër, madje ai duhet të ishte e paditur bashkë me të.

Shkrimi u botua në të përditshmen Shqiptarja.com (print) 27 Maj
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com