Vendimi në apel për Markun është dhënë gjatë javës së fundit të dhjetor 2017 ndërsa trupa e apelit ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë e cila këmbënguli në fajësinë e Markut për akuzën e vrasjes së ndodhur në Belgjikë. Aktualisht ish deputeti Mark Frroku ndodhet në burg dhe sipas vendimit të apelit i cili është dhe vendim i formës së prerë do të kryej 6 vite dënim.
Ai është ndaluar në prill 2015 me kërkesë të prokurorisë së përgjithshme ndërsa i kanë mbetur pa shlyer duke llogaritur dhe afatet e paraburgimit më pak se dy vite. Vetë ish-deputeti Frroku ka mohuar akuzat për pastrim parash dhe mos deklarim pasurie e cila sipas prokurorisë arrinte në vlerën e 2 milion eurove.
Edhe gjatë procesit të gjykimit Frroku është shprehur se pasuritë e tija dhe të familjes ishin vënë falë punës dhe aktivitetit tregtarë të nisur prej viteve 1991-1992. Gjatë gjykimi në Apel Frroku pretendoi pafajësi edhe për këto akuza por dënimi ndaj tij u la në fuqi vetëm duke u ulur me 1.5 vite.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO






