Gjykata e dënoi për shpifje ndaj Veliajt, Vokshi: S'ma mbyllin gojën, kam dokumente të tjera

Gjykata e dënoi për shpifje ndaj Veliajt, Vokshi: S'ma mbyllin gojën, kam dokumente të tjera

TIRANE-Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pasi gjykata e dënoi për shpifje kundër kryetarit të bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj. Demokratja akuzon gjyqtaren që dha vendimin dhe thotë se do ta apelojë. Vokshi e cilëson  absurd vendimin, pasi sipas saj nga 'njëra anë më bën me faj pse kam denoncuar aktivitetin e paligjshëm të Erion Velisë, nga ana tjetër rrëzon kërkesën e tij që unë të bëj përgënjeshtrim'.

Megjithatë Vokshi shprehet se 'PD disponon dokumenta të tjerë zyrtarë që vërtetojnë se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vazhdon të shkelë ligjin duke mbledhur të dhënat personale të prindërve të fëmijëve'. Veliaj e paditi Vokshin për shpifje, lidhur me disa deklarata qe ish-deputetja demokrate kishte bere nga selia e PD se po mbledh të dhënat e prindërve për fushatë në çerdhe dhe kopshte.

Postim i plotë i Albana Vokshit
Disa muaj më parë Partia Demokratike publikoi dokumenta zyrtarë për të treguar se Erion Veliaj, në shkelje të ligjit, po mblidhte të dhënat personale të prindërve nga kopshtet dhe çerdhet me synim përdorimin e tyre në fushatë elektorale.

Pa bërë asnjë hetim për këtë, në shkelje të çdo procedure të drejtë dhe të paanshme, gjyqtarja Migena Laska nuk i ka dhënë të drejtë mijëra prindërve që shprehin shqetësim për marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të të dhënave të tyre personale, por, në mënyrë të padrejtë, i është nënshtruar pushtetit të Erion Veliajt.

Është aq absurd ky vendim, saqë nga njëra anë më bën me faj pse kam denoncuar aktivitetin e paligjshëm të Erion Velisë, nga ana tjetër rrëzon kërkesën e tij që unë të bëj përgënjeshtrim. Unë jam e qetë, sepse e di që kam mbrojtur interesin publik dhe jam bërë zëri i mijëra prindërve, të dhunuar në të drejtat e tyre nga Kryetari mashtrues i Bashkisë se Tiranës.

Në ketë betejë nuk kam për të bërë asnjë hap pas! As Erion Veliaj, as Edi Rama, as drejtësia e tyre e korruptuar apo e frikësuar deri në palcë me vetingun politik, nuk kanë për të më ndalur dhe nuk kanë për t’ia mbyllur gojën opozitës nga denoncimi i krimeve të pushtetit dhe akteve të tij korruptive.

PD disponon dokumenta të tjerë zyrtarë që vërtetojnë se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vazhdon të shkelë ligjin duke mbledhur të dhënat personale të prindërve të fëmijëve, që regjistrohen në arsimin parashkollor. Për këtë jemi duke bërë gati denoncimin dhe padinë kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në lidhje me vendimin e padenjë të gjyqtares Laska do të marr çdo hap ligjor për ta zhbërë atë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ani: 25/06/2020 11:11

    Po Fetiun ate policin e gardes qe eshte Drejtor tani ne Bashki ne DPN3 e njef zonja Vokshi?!

    Përgjigju
  • Burri albana vokshi: 11/10/2019 12:23

    Kjo albana vokshi grua me fytyr burri sa hap gojën gënjen. Kjo ka vjedhur sa ka plasur e tani na bën rolin e viktimës. Kjo është nhë nga monstrat e partus pd që është parti fashiste e parti leshi përsheshi.

    Përgjigju
  • Cim tironci: 11/10/2019 01:27

    Mire akuze ne Vokshit Po ty te akuzon shumica etironcve perTONET MASHTRUESE QE PERDOR ME TIRONCIT PROBLEMET QE NXJER TI NUK JANE PROBLEME THELBESORE TE QYTETIT FUKARALLEKU NUK RREGULLOHET ME NJEMENCE PER FUKARENJTE QE TI BEN SHOW MINIMUMI JETIK QE E KA NE DORE VETEM KRYEBASHKAKU TI HESHT O KRRICI I RAMES TI JE JASHTE PROBLEMEVE QE KA TIRONA TI I PERKET VETEM NJE GRUPI NJERZISH QE JANE OLIGARKET DHE RILINDJA E RAMES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar