TIRANE - Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka dënuar sot ish-deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Vendimi u mor paraditen e sotme dhe sipas verdiktit të gjykatës, ish-deputetja e PD-së, i detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës, para të cilat do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i cili është krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.
Veliaj e kishte paditur Vokshin për shpifje, lidhur me disa deklarata qe ish deputetja demokrate kishte bere nga selia e PD se po mbledh të dhënat e prindërve për fushatë në çerdhe dhe kopshte.
Pak kohë më parë kryebashkiaku Veliaj fitoi gjyqin edhe ndaj ish-këshilltarit të PD-së, Akil Kraja, i cili u denua për shpifje. Lekët e dëmshpërblimit prej 1 milion lekësh Veliaj i dhuroi për pajisjen me kompjutera të shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamzë. Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se lekët e dëmshpërblimit për çdo gjyq me deputetët e PD do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i cili është krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.
Gjykata e dënoi Vokshin për shpifje, Veliaj: Vlera e gjobës do shkojë për shkollat e dëmtuara nga tërmeti
Pas vendimit të Gjykatës që dënoi për shpifje ish-deputeten demokrate Albana Vokshi, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një postimi në “Twitter”, ai thotë se ka vendosur që vlerën e gjobës ta dhurojë për kompjutera për shkollat e dëmtuara nga tërmeti në Vaqarr.
“Lindi si parti e ndryshimit demokratik dhe ka sot me shume shpifes te certifikuar sesa deputete! Kam vendosur ta dhuroj vleren e gjobes si kompjutera per shkollat e demtuara nga termeti ne Vaqarr. Fondi Solidaritetit #Mos Shpif Mos Urre Mos Helmo”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në “Twitter”.
-
AJO TA BONI MIRE PO KU KE NJE GJYKATE TE KAPUR NGA RAMA PA TJETER QE VOKSHI DO DENOHET . KJO NUK ESHTE SHPIFJE PO E VERTETE ERION VELIJA ESHTE KOKRA E MASHTRUSIT KLASIK TE TIRONCVE BON VEPRIME QE NUK JANE TE RENDESISHME PER QYTETARET E RENDESISHME ESHTE PERCAKTIMIN I MINIMUMIT JETIK TE QYTETAREVE QE EKE PLOTESISHT TI NE DORE TE JAP RASTIN NE NYS KRYEBASHKJAKU I NEWYORKUT BILL DE BLASION PARA NJE VITI PERCAKTOJE MINIMUMIN E PAGESES ME 15$ Ora DHE RRITJEN E ASISTENCES SOCIALE DHE NDIHMA QE JEP FUKARENJEVE ME TE ARDHURA TE PAKTA PO ERION MASHTRUESI CFARE BEN ?? Mbjell peme
Përgjigju -
kisha pak dyshim se ndoshta mund te ndodhte qe nuk do e fitonte gjyqin.
Përgjigju -
ALBANA ME FYTYR KALI ESHTE KOKRRA E HAJDUTES TIP BAXHELLE
Përgjigju -
Dhuro leke ti ke zemer te madhe, ske faj i nxjerr per 1 ore parking ne gjithe tiranen ato lek mer hajdut i shpif qe sle rruge pa hap e gjo pa prish vetem per tendera . ilace leket
Përgjigju-
Po normsl ne te gjoth boten jan me pages
-
-
Ksaj palaçoje albana vokshit grua me fytyr burri ja kan lujt fen. Po megjithse kjo se ka problem 1.000000 lekët se ka vjedhur me thas po të paktën i treguan sa i vlen lëkura e saj e zgjebosur.
Përgjigju











Komente
Komento