Gjykata e Dubrovnikut vendos:
Ballisti të ekstradohet në Serbi

Gjykata e Dubrovnikut vendos:<br />Ballisti të ekstradohet në Serbi
KROACI-Gjykata e Shkallës së Parë në Dubrovnik ka vendosur ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi, duke lënë në fuqi vendimin e herës së parë.
 
Lajmi konfirmohet për Report Tv nga vëllai i Ismail Morinës, Xhevahir Morina në një lidhje telefonike pas vendimit të Gjykatës.
 
Pas kthimit të dosjes nga Gjykata e Lartë për rigjykim në Shkallën e Parë, brenda 6 ditëve sërish Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur që shqiptari të ekstradohet, por çështja sërish do të apelohet.
 
Vëllai i Ballistit deklaroi për Report Tv se vendimi do të apelohet, ndërsa mundësia është e madhe që Gjykata e Lartë të rrëzojë vendimin e Shkallës së Parë, pasi në vendimin e pak ditëve më parë argumentonte se vendimi i Gjykatës së Dubrovnikut është i paqartë, pasi Beogradi nuk ka sjellë prova bindëse për ekstradimin.
 
Por edhe nëse Gjykata e Lartë do të vendosë që të ekstradohet, fjalën e fundit do të thotë ministri i Drejtësisë së Kroacisë.
 
Ndërsa ende nuk ka marrë përgjigje kërkesa e “Ballistit” për azil politik në Kroaci. Serbia e akuzon për nxitje të urrejtjes mes dy vendeve pas ngritjes së dronit duke lëshuar fletë-arresti me qëllim ekstradimin e tij për ta gjykuar në Beograd.
 
Qeveria shqiptare ka lobuar fuqishëm që Ismail Morina të mos ekstradohet në Serbi, pasi i rrezikohet jeta.
 
Pak ditë më parë ministria shqiptare e Drejtësisë i dërgoi homologes së saj në Zagreb një raport me fakte dhe argumente se përse nuk duhet të ekstradohet Morina në Serbi.
 
Në raport argumentohet se kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Morinës është një kërkesë politike, ndërsa Ballistit i rrezikohet jetë nëse ekstradohet.
 
Ndërsa FSHF pak ditë më parë deklaroi se për cështjen që akuzohet Ballisti, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka marrë një vendim duke gjobitur Shqipërinë me 100 mijë Euro, duke e cilësuar të mbyllur.
 
Ismail Morina u ndalua para rreth dy muajsh në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, teksa po tentonte që të kalonte për në Itali.
 
Pas verifikimeve rezultoi se ishte në kërkim nga Serbia duke sjellë edhe arrestimin e tij dhe nisjen e proceseve gjyqësore.

Ekstradimi, vëllai i Ballistit: Kemi dy shpresa, apelojmë vendimin
“Dy shpresat e fundit janë Gjykata e Lartë dhe Ministri i Drejtësisë për të penguar ekstradimin e Ismailit në Serbi”.
 
Kështu shprehet Xhevahir Morina, vëllai i Ismail Morinës, për të cilin Gjykata e Dubrovnikut vendosi sërish që të ekstradohet në Serbi.
 
Xhevahir Morina thotë se Gjykata e Shkallës së Parë la në fuqi vendimin me po të njëjtat argumente, ndërsa vendimi do të apelohet brenda tre ditëve.
 
“Ekstradimi në Serbi do të thotë vdekje për Ballistin”
Xhevahir Morina shprehet se Serbia është një armik që i ka dhënë provat dhe ekstradimi do të ishte 100% vdekje për autorin e ngritjes së dronit në Beograd në ndeshjen e para tre viteve.
 
“Unë e kam thënë që është vdekje, ekstradimi i vëllait në Serbi, nuk është puna se kemi frikë, pasi kemi dinjitet, por Serbia është një armik që ka dhënë prova dhe jeta do t’i rrezikohej nëse do të ekstradohej.
 
Nëse ekstradohet do i rrezikohej 100% jeta. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me cështjen dhe nuk duam lajme të rreme, pasi është cështje e ndjeshme’ deklaroi ai për Report Tv.

Avokati: Ballisti nuk do të ekstradohet në Beograd
Ndërsa avokati i Morinës, Darko Butigan thotë se Ballisti nuk do të ekstradohet dhe dosja e tij do të rishqyrtohet nga fillimi në Gjykatën e Shkallës së Parë.
 
Rikthehet nga fillimi çështja e Ismail Ballist Morinës. Do të rishqyrtohet edhe njëherë nga fillimi, ndërkohë që nuk do të ndodhë asnjë ekstradim.
 
Vazhdon beteja ligjore, paralelisht edhe procedura e azilit që ka kërkuar Ismail Morina
”, tha Darko Butigan për Top Channel.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe