TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të refuzuar kërkesën e Valbona Sakos për t'u mandatuar si kryebashkiake e Durrësit. Kryemadhi thotë se ky vendim vërtetoi se i gjithë procesi zgjedhor ka qenë i pavlefshëm dhe nul. Ajo thotë se ky vendim tregoi se KQZ ka shkelur hapur kodin zgjedhor . Kryemadhi i bën thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ .
"Nul! Pavlefshmëri absolute!
Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike, dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative.
Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim.
Gjithçka konsiderohet nul.
A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike??
Nul i gjithë procesi.
Zgjedhje nuk ka patur.
E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ?
I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ", tha Kryemadhi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
53.7%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 7676
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ i bllokoi mazhorancës projektligjin për Burgjet e Hapura, Kuvendi e çon në KAS: Nuk ka lidhje me zgjedhjet! Hidhet shorti, ja kush u caktua relator (DOKUMENTI)
21 Shkurt, 17:56
-
Diaspora kërkon miliona euro shtesë për votën me postë! Celibashi 2 propozime partive për shtrirjen e votimit elektronik
21 Shkurt, 15:51
-
Parandalimi i krimeve zgjedhore/ Dumani i përgjigjet Ramës: Askush s'duhet të ketë frikë sa kohë bën detyrën, hetimi do kryhet pa ndikim politik
21 Shkurt, 12:43
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 20 parti politike, Basha ende pa kërkesë
21 Shkurt, 10:21
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Shtyhet seanca e pajtimit, Monika nuk paraqitet! Meta në burg
21 Shkurt, 10:11
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 160 mijë shqiptarë të diasporës regjistrohen në PER, kreu i KQZ, Celibashi: Ata që refuzohen mund të riaplikojnë pa kufizim
21 Shkurt, 09:29
-
SPAK i përgjigjet Ramës, publikon strategjinë për hetimin dhe parandalimin e krimit zgjedhor! Ja 4 piketat kryesore, mes tyre monitorim mediave dhe rrjeteve sociale
20 Shkurt, 16:28
-
Vota e diasporës/ 200 mijë aplikime, pranohen 158 mijë! Refuzohen 37 mijë të tjerë! Kryesojnë shqiptarët në Itali
20 Shkurt, 14:13
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Fletë votimi gjigande, Tirana me të paktën 350 emra kandidatësh, përmasat 59 cm me 42 cm! Report Tv siguron modelet
20 Shkurt, 10:04
-
Vota e diasporës/ Edhe 2 javë afat, 192 mijë aplikime, refuzohen 37 mijë
19 Shkurt, 15:24
-
KAS rrëzon KQZ: Kuvendi të miratojë 'Paketën e maleve' e pr/ligjin për TVSH në Bujqësi! Celibashi pezullon ligjin për të burgosurit (DOKUMENTI)
19 Shkurt, 08:33
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
Po hik o monstër monika fshatare buçe me intelekt 0 se na djegin syt kur na del ti para ekranit.
Përgjigju