Gjykata e Hagës kundër ekstradimit të Frrokut: Dënimi në Shqipëri me motive politike

Biznesmeni Arben Frroku i dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj nuk do të ekstradohet në Shqipëri. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit të të Drejtave të Njeriut në Hagë, aty ku Frroku kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Holandeze. Refuzimi i ekstradimit të Frrokut konfirmohet për Report Tv nga avokati i tij Tonin Prendi. 

Sipas vendimit të refuzimit shkak për mos ekstradimin e Arben Frrokut është bërë përfshirja e politikës në procesin ndaj tij si dhe rrezikimi i jetës në Shqipëri, pasi ai është i dënuar përjetë për një krim që pretendon që nuk e ka kryer. Për akuzën e vrasjen së Dritan Lamaj Arben Frroku fillimisht mori pafajësi nga Gjykata e Shkallës së Parë për krimet e rënda. Pas këtij vendimi ai u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi.

Më tej prokuroria ankimoi vendimin dhe Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi Arben Frrokut me burgim të përjetshëm duke e ribërë sërish njeriun më të kërkuar për vrasjen e kryepolicit. Prej atij momenti Arben Frroku qëndroi jashtë vendit deri sa u arrestua në Holandë me dokumente false greke. Rekursi i tij në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese nuk u pranua duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë.

Aktualisht këtë dënim Arben Frroku e ka ankimuar në Gjykatën e Strasburgut ku mbetet në pritje të shqyrtimit të këtij ankimi. Ndërsa burime për Report Tv bënë me dije se deri në një vendim për themelin e çështjes nga Strasburgu Arben Frroku do të qëndrojë në Holandë ku pas pak javësh pritet të rikthehet në liri.

Arben Frroku u vu nën akuzë si personi i dyshuar për vrasjen e Dirtan Lamaj në shkurt të vitit 2013. Ai u arrestua në Greqi dhe më pas u ekstradua në Shqipëri. Kërkesa për ekstradim ishte e dyta ndaj Frrokut ku më parë u miratua ajo drejtuar Greqisë ndërsa kërkesa drejtuar Holandës nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, u refuzua.

Arben Frroku u bë i njohur edhe për foton me ish-zyrtarët e policisë njohur si tavolina “çiftelia” ku në të bënin pjesë asokohe ish drejtuesit e lartë të policisë së shtetit ndërsa pak javë më vonë Frroku do të prangosej për akuzën e rënda të vrasjes së një polici.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LIRI: 13/02/2019 10:58

    KJO TREGON FYTYREN E DEGJENERUAR DHE AMATORIZMIN E SISTEMIT TE DREJTESISE NE VENDIN TONE. PADYSHIM QE DOSJA E PROKURORISE KA QENE KOPSITUR NE MENYRE SKANDALOZE DHE SHQYRTIMI E ARSYETIMI GJYQESOR JANE BERE NGA ANALFABETE FUNKSIONAL DHE TE KORRUPTUAR ME KEQDASHJE. ME PAK LOGJIKE KUPTOHET QE E GJITHE RRJEDHA ESHTE PERGATITUR PER TE ARRITUR NE KETE PIKE SE PO TE MOS ISHTE KESHTU AJO GJYKATE ME INTEGRITET NUK JEPTE KURRSESI KETE VENDIM PA PROVA TE FORTA JURIDIKE...

    Përgjigju
  • Berat: 13/02/2019 09:55

    Mir qe futen te huajt se te jet per shtetin ton te kalbin ne burg e kam ber burgun per jet si buk me djath, kur skeni fakte te mjaftushme pse i denoni njerzit na keni car trapin shtet leshi

    Përgjigju
  • Berti: 12/02/2019 23:08

    Policet ne shqipeti duhet te dorzojne uniformen dhe mos guxojne me te merren me rendin sepse jeten e tyre nuk e garanton askush. Vendimi i Dritan Hallunajt qe paturpesisht kaloi vetingun i ka dhene edhe lirine sot ketij bastardi malesh. Kush e ka jeten e siguruar sot?

    Përgjigju
  • Etilda Gjonaj: 12/02/2019 22:38

    Te shkarkohen gjyketsit ne Hage dhe te arrestohen per shperdorim de tyre nga policija e Leshit

    Përgjigju
    • Tombola: 13/02/2019 19:25

      Ik moj k**e

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?