Megjithatë Ministri i Drejtësisë Nasip Naço në fjalën e tij tha se ka ende problematika në sistemin e drejtësisë, mes të cilëve edhe fenomeni i korrupsionit.
Ministri Naço theksoi se me problematikat aktuale, sistemi i drejtësisë nuk funksionon, prandaj është e nevojshme që të reformohet. Në këtë drejtim, Naço u bëri apel gjyqtarëve që të kontribuojnë në reformën në drejtësi, duke dhënë edhe konsultime për Komisionin e Posaçëm të ngritur për këtë reformë.
“Sistemi disiplinor duhet të forcohet. Vendimet e gjykatave nuk publikohen sistematikisht. Ka çështje të prapambetura të cilat janë shtuar. Mungesë të etikës që denigrojnë figurën e gjyqtarit. Korrupsioni vijon të mbetet problem shqetësues. Pranë Kuvendit është krijuar një komision i posaçëm për reformën në drejtësi. Në Gjykatën e Lartë janë mbi 10 mijë vendime që presin për t’u gjykuar. Sistemi ynë nuk funksionon në këtë mënyrë dhe duhet reformuar. Pranë komisionit të posaçëm janë mbi 20 ekspertë të lartë. Kërkohet edhe eksperienca juaj për të reformuar të gjithë sistemin gjyqësor. Nuk mund të vijë vetëm nga Ministria e Drejtësisë por kërkon edhe eksperiencën dhe ndihmën tuaj. Të gjithë duhet të ndihmojmë për të rritur besimin tek gjyqësori. Modernizimi i një sistemi të vazhdojë edhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda. “ theksoi në fjalën e tij Ministri Naço