Gjykata e Kushtetuese shtyn për një datë tjetër shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj. Në një prononcim për median gjykata Kushtetuese informon se ka administruar praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Gjithashtu ka administruar dhe njoftimin e Kryetarit të asaj gjykate për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, mbi bazën e kërkesës së Gjykatës, janë dërguar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë ditën e premte, datë 13.12.2024, ora 16:30.
Gjykata vlerësoi që aktet në fjalë t`i komunikohen gjyqtares Holta Zaçaj, njëherazi edhe Kryetarja e Gjykatës, e cila ka vënë në lëvizje këtë proces, me qëllimin për t`u njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to, thuhet në njoftim.
Për këto arsye, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e nesërme, datë 17.12.2024, ora 13:00
Gjykata e Lartë e konsideron të mbyllur mandatin e Zaçajt më 10 mars 2025 dhe ka shpallur vendin vakant dhe nisur procedurat për zëvendësimin e saj. Vetë kryetarja Zaçaj thotë se mandati i mbaron në fund të 2025 dhe për këtë ka kërkuar opinion në Komisionin e Venecias.