TIRANE - Opozita në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me draftin që parashikon ndryshime në Ligjin për Gjykatën e Lartë. Deputeti i Partisë Socialiste (PS), Fatmir Xhafa, tha se PS nuk mund të shqyrtojë draftin pa u njohur fillimisht me të.
PS i kërkoi Ministrit të Drejtësisë Halimi, i pranishëm sot në Komision, të vejë në dispozicion të opozitës dokumentacionin ku është mbështetur ky dikaster në hartimin e këtij ligji. “Nëse ka një opinion nga Gjykata e Lartë dhe ky t’i vihet në dispozicion PS” tha Xhafa.
Kërkesa është mbështetur nga kreu i komisionit Rusmali i cili gjithsesi u shpreh se miratimi i këtij drafti nuk duhet të shtyhet në kalendat greke, por të bëhet para tetorit në mënyrë që mos rrezikohet statusi.
Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve do kërkojë që kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, të jetë të mërkurën në një seancë dëgjimore.
Ministri Halimi tha se në hartimin e këtij drafti janë marrë parasysh një sërë propozimesh, por janë lënë jashtë disa të tjera. Nuk është marrë parasysh kërkesa për rritjen e numrit të ndihmësve të gjyqtarëve, rritjen e pagës së tyre, por dhe kërkesa e Gjykatës së Lartë për të marrë mendimin e saj para emerëimit të anëtarëve të kësaj Gjykate.
Kjo nismë ligjore kërkon 84 vota për t’u miratuar dhe parashikon ristrukturimin e këtij organi të drejtësisë. Në draft parashikohen kritere më të rrepta për përzgjedhjen nga presidenti të Gjyqtarëve të Lartë, si dhe marrjen e pëlqimit paraprak nga Kuvendi para çdo dekretimi.
Në këtë draft, vëmendje i është kushtuar çështjes së karrierës dhe mbi të gjitha, të statusit të gjyqtarëve. Në këtë projekt parashikohet vazhdimi në detyrë, pas mbarimit të mandatit, deri në emërimin e gjyqtarit pasardhës, me qëllim shmangien e mosformimit të trupave gjyqësore, për shkak të boshllëqeve që krijohen nga largimi i tyre.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com