Gjykata e Lartë në kolaps/ Rihapet gara për KLGJ, aplikojnë gjyqtarët jashtë Tiranës

Gjykata e Lartë në kolaps/ Rihapet gara për KLGJ, aplikojnë gjyqtarët jashtë Tiranës

Foto ilustruese

Gjykata e Lartë ka publikuar një njoftim për kandidatët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjykata e Lartë, bën thirrje për kandidatë nga gjykatat e Apelit jashtë Tiranës. Gjykata njofton se afati për të gjithë gjyqtarët e interesuar është 15 shtatori, ku të gjithë gjyqtarët jashtë Tiranës mund të aplikojnë në pozicionin e anëtarit të KLGJ.

Hapja e aplikimeve për anëtarë në KLGJ, vjen pas kolapsit të krijuar me Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Pas përfundimit të Vettingut në Gjykatën e Lartë kanë mbetur 4 anëtarë.

Krijimi i KLGJ-së do t'i hapte rrugë plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë, e cila nuk funksionon dot me 4 anëtarë, pasi të për të marrë vendime, sipas ligjit, Gjykata duhet të ketë 5 anëtarë. 

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 9 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për të paraqitur kandidaturën për t'u zgjedhur në pozicionin e anëtarit të KLGJ. Kushtet ligjore që duhet të plotësojnë gjyqtarët e interesuar janë të parashikuara në nenin 7 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin sipas parashikimeve të nenit 10 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në Gjykatën e Lartë, brenda datës 15 shtator 2018.

Dorëzimi i tyre duhet të bëhet në njërën prej mënyrave të mëposhtme:

1-dorazi, pranë zyrës së protokollit të institucionit të Gjykatës së Lartë (nga ora 08:00-16:00);

ose

2-me postë, në adresën postare zyrtare të Gjykatës së Lartë:

[gjykata e lartë, rruga “ibrahim rrugova”, tiranë];

ose

3-me postë elektronike, në adresën zyrtare elektronike të Gjykatës së Lartë:[email protected] (kërkesa dhe dokumentacioni duhet te jenë në format ËORD ose PDF).

Shënim:

Bashkëlidhur këtij njoftimi, në përputhje me nenet 10/3 dhe 276/3 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, gjenden për t’u plotësuar nga gjyqtarët interesuar formularët e mëposhtëm:

a) deklarata individuale e gjyqtarit që mbështet kandidatin;

b) formulari i vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

c) formulari për informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj