TIRANE - Presidenti i Republikës Bujar Nishani njoftoi vijimin e procedurave ligjore për plotësimin e vendit vakant në trupën e Gjykatës së Lartë, pasi Kuvendi nuk dha pëlqimin për emërimin e Alaudin Malajt në këtë post.
Sipas një njoftimi nga Presidenca, ‘në vijim të procedurave të filluara më datë 20 janar 2014 për përzgjedhjen e kandidatit për një vend vakant në Gjykatën e Lartë, me qëllim për t’i dhënë edhe personave të tjerë mundësinë për të konkurruar, ftohen subjektet e interesuara që brenda datës 30 qershor 2014 të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtar të Gjykatës së Lartë”.
Në seancën plenare të 22 majit mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit që emëronte Alaudin Malajn në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë
Njoftimi i plote i Presidences
Në zbatim të Ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 8588, datë 15.3.2000” “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për emërimin e zotit Alaudin Malaj si anëtar i Gjykatës së Lartë, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e një anëtari të ri të Gjykatës së Lartë.
Në vijim të procedurave të filluara më datë 20 janar 2014 për përzgjedhjen e kandidatit për një vend vakant në Gjykatën e Lartë, me qëllim për t’i dhënë edhe personave të tjerë mundësinë për të konkurruar, ftohen subjektet e interesuara që brenda datës 30 qershor 2014 të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtar të Gjykatës së Lartë.
Të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:
1- Kërkesë me shkrim;
2- Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);
3- Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni, organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj.;
4- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).
Shënim: Dokumentacioni i kandidatëve, të cilët plotësonin kushtet ligjore në shpalljen e parë (dt. 20 janar 2014) për këtë vend vakant, emrat e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit me njoftimin e datës 24 shkurt 2014, është i vlefshëm.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Malajn, Nishani çel vendin bosh">