TIRANË - Arrest me burg është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Lartë për deputetin Mark Frroku lidhur me akuzat për vrasje e shfrytëzim prostitucioni që vijnë nga Belgjika, dhe të fshehjes së pasurisë nga autoritetet shqiptare. Seanca Gjyqësore është zhvilluar vetëm një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 113 vota pro kërkesën e Prokurori për autorizimin e arrestimit të tij. 

Pas rreth 3 orë e gjysmë seancë me dyer të mbyllura, pesëshja e trupit gjykues me Relator Artan Broci dhe anëtarët Ardian Nuni, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj dhe Tom Ndreca ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke  vendosur të lërë në qeli deputetin kristiandemokrat.

Ai u paraqit sot rreth orës 12:30, përpara fillimit të seancës në Gjykatën e Lartë i prangosur dhe i shoqëruar nga forcat e policisë ku u transportua nga Drejtoria e Policisë.
Mark Frroku është i akuzuar për kryerjen e 6 veprave penale mes të cilave edhe atë të vrasjes së shqiptarit Aleksandër Kurti në 1999 në Bruksel. Po nga Belgjika, Frroku akuzohet edhe për shfrytëzim prostitucioni.

Ndërsa autoritetet shqiptare, në bazë edhe të kallëzimit të ILDKP-së ditën e djeshme e akuzojnë deputetin për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.

Ora 16:33 Mark Frroku lë ambientet e gjykatës së lartë: “Jam i pastër”
“Para zotit dhe në ndërgjegjen time jam i pastër , drejtësia le të bëjë punën e vet,” – kështu ka thënë deputeti Mark Frroku teksa ka lënë ambientet e Gjykatës së lartë. Frroku ka dalë nga Gjykata e Lartë me pranga në duar por i buzëqeshur dhe më pas me makinën e forcave Shqiponja drejt ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës nga ku edhe pritet që të vihet në zbatim vendimi i gjykatës së Lartë për masën e sigurisë “Arrest me burg”. 



Akuzat nga Belgjika:
Vrasje e shqiptarit Aleksandër Kurti në Bruksel në 1999
Shfrytëzim prostitucioni
Akuzat nga Shqipëria:
Refuzim për deklarim pasurie
Deklarim i rremë pasurie
Fshehje pasurie”
Pastrim i produkteve të veprës penale.  


Ora 16:10 Avokatët: Çojmë vendimin në Gjykatën Kushtetuese
Avokatët mbrojtës të deputetit Mark Frroku janë shprehur të befasuar pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë, duke deklaruar se do të apelojnë në Gjykatën Kushtetuese këtë vendim.
 
“Jemi të befasuar nga vendimi, do ta apelojmë. Ndalimi dhe arresti në burg, të paligjshme”- tha AvokatiGjokutaj , ndërsa avokati tjetër Vishaj u shpreh se “Do ta dërgojmë çështjen në gjykatën Kushtetuese. Nuk ka asnjë provë që implikon Mark Frrokun”

Ora 12:30 Nis seanca me dyer te mbyllura ndaj Frrokut
Ka nisur senaca gjyqesore ndaj deputetit Mark Frroku ashtu sic ishte caktuar ne oren 12:30. Senca zhvillohet me dyer te mbyllura. Burime per A1 Report bejne te ditur se avokateve te Frrokut, Genc Gjokutaj dhe Sajmir Vishaj u eshte dhene 10 minuta kohe qe te njihen me akuzat.

Ora 12:20 Mberrin ne Gjykaten e Larte deputeti Mark Frroku
Ka mberritur ne ambientet e Gjykates se Larte deputeti kristiandemokrat Mark Frroku. Ai eshte transportuar me makina te policise se shtetit dhe te forcave Shqiponja, nga Drejtoria e Policisë ku po mbahej nga dita e djeshme, ne Gjykaten e Larte ku do te njihet me akuzat ndaj tij.

mark frroku
Foto të tjera