Indrit Taullai fitoi sot lirinë nga gjykata, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë. Gjykata pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht dhe vendosi trajtimin e tij në kushte shtëpiake.
Ai ka qenë i dënuar me 25 vite burg për disa vepra të rënda penale në vitet e aktivitetit kriminal të bandës famëkeqe.
Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Taullain me burgim të përjetshëm disa vite më parë, por ky vendim u prish në vitin 2014 po nga Gjykata e Lartë e cila vendosi 25 vite burg.
Në dhjetor 2016 la burgun dhe Lulzim Berisha
Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Durrësit liroi nga burgu ish-kreun e Bandës, Lulzim Berisha.
Edhe ky i fundit pretendoi në gjykatë se vuan nga një sëmundje e rëndë.
Ish-banda famëkeqe e Durrësit
16 anëtarët e ish-Bandës famëkeqe në Durrës u dënuan në total me 245 vite burgim nga gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, vendim i lënë në fuqi dhe nga Apeli ndërsa pas rekursit në Gjykatën e Lartë i vetmi që s’ka mundur t’i shpëtojë burgimit për jetë është Indrit Dokle.
Dënimi me burg përjetë iu hoq dhe Plarent Dervishajt i njohur si krahu i djathtë i Lulzim Berishës.
Kjo bandë sipas dënimeve të gjykatës përbëhej nga 16 persona ndërsa ndër provat e forta të prokurorisë që çoi në dënimin e tyre ishte dëshmia e Adriatik Colit i cili u pendua dhe mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë duke u dënuar me 10 vite burg.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com