Gjykata e Lartë rrëzon Apelin që 'i fali' 5 vite burg Lulzim Berishës si 'djalë shembullor', vendos rikthimin në qeli! Ish-Kreu i Bandës së Durrësit në arrati

Lulzim Berisha, i liruar nga Apeli i Gjykatës së Durrësit 5 vite para se të shlyente dënimin prej 25 vitesh burg, do të rikthehet në qeli. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë.

Bileta e parakohshme e lirimit nga burgu për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha u vulos më 5 dhjetor 2016 nga Gjykata e Apelit, pas një serie vendimesh të diskutueshme gjyqësore për ulje dënimi, raporteve që e përshkruanin atë si “të  dënuar shembullor” dhe një garanci për punësim të ofruar nga Bashkia e Durrësit.

Lulzim Berisha është dënuar me burgim të përjetshëm më 16 janar 2012 për disa krime të rënda si kreu i ish-bandës së Durrësit. Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit e Arjan Pajës; Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames.

Më 16 korrik 2014, Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin për burgim të përjetshëm, duke e dënuar Lul Berishën përfundimisht me 25 vjet burg. Vendimi është marrë nga Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli. Admir Thanza dhe Ardian Dvorani kanë votuar kundra heqjes së dënimit me burgim të përjetshëm. Në vijim, gjyqtarët Tritan Hamitaj, Shpëtime Pitaku, Fejzo Hysi dhe Eda Kaja, në periudha të ndryshime i kishin ulur dënimin Lulzim Berishës.

Dhjetor 2016, gjyqtarët e Apelit në Durrës Arben Vrioni, Anita Mici dhe Petrit Çeno liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim. Vendimi solli një reagim të fortë edhe nga përfaqësitë diplomatike të SHBA-BE në Shqipëri. Prokuroria nisi një hetim, i cili më pas u mbyll. Nga këta tre gjyqtarë, vetëm Anita Mici arriti të kalonte Vetingut, ndërsa roli i saj për lirimin nga burgu të Lul Berishës është dërguar për inspektim në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Lulzim Berisha aktualisht është në arrati dhe i shpallur në kërkim nga SPAK pas hetimeve për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:23
Skeda/ Gjykata e Lartë e riktheu në burg, kush është Lulzim Berisha dhe krimet kyesore të Bandës së Durrësit

Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda. Banda nisi të veprojë në Durrës prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë. Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia, duke treguar një pjesë të mirë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjeve kriminale.

Historiku i krimeve të Bandës së Durrësit:

17 tetor 1998

Organizata kriminale e drejtuar nga Lulëzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku, më 17 tetor të vitit 1998 në qytetin e Durrësit. Kjo mbahet si vepra e parë kriminale e këtij grupi.

29 tetor 1998

Pa kaluar as dy javë nga vrasja e parë, organizata e Berishës dhe Saliut akuzohet se ka kryer dy vrasje të tjera. Bëhet fjalë për ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja më 29 tetor 1998. Në këtë ngjarje u plagos edhe Marsel Sotiri

22 gusht 1999

Një vit më vonë, i vetmi person që arriti t’i mbijetojë atentatit të 29 tetorit 1998 është zënë në pusi nga ana e grupit të Berishës dhe Saliut. Më 22 gusht 1999, Marsel Sotiri ekzekutohet në një pritë, në lagjen Plazh të qytetit të Durrësit.

9 korrik 2000

Organizata kriminale e drejtuar nga Lulëzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet nga prokuroria e policia edhe për një tjetër vrasje. Këtë herë ata kanë kryer atentatin ku u vra shtetasi Dritan Disha. Kjo vrasje ka ndodhur më 9 korrik 2000 në fshatin Shënavlash të Durrësit

14 janar 2002

Një tjetër vrasje i është faturuar organizatës kriminale Berisha-Saliu. Më 14 janar të vitit 2002 i kanë zënë pritë dhe më pas ka kryer ekzekutimin e shtetasit Ervin Lame në lagjen numër 3 të Durrësit

2003

Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata është ndarë në dy organizata të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata tashmë janë bërë rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre

26 shkurt 2005

Pas kësaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha ka marrë hak ndaj rivales së saj duke organizuar atentatin për vrasjen e Klodian Saliut. Kjo vrasje është kryer në autostradë më datë 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit.

13 tetor 2005

Vetëm 9 muaj ka vonuar kundërpërgjigjja e ish- organizatës së Klodian Saliut. Tashmë ajo drejtohet nga Indrit Dokle dhe akuzohet se ka kryer vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005 në Tiranë. Pas vrasjes, trupi i Gashit është hedhur në fshatin Romanat të Durrësit.

30 tetor 2005

Hakmarrja e grupit të kryesuar tashmë nga Indrit Dokle nuk është ndalur me kaq, por 27 ditë më vonë ai ka organizuar vrasjen e shtetasit Ilir Kolgjini, i njohur si mik i Lul Berishës. Kjo vrasje ka ndodhur më 30 tetor të vitit 2005 pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 07/12/2021 18:49

    po gjykatesit qe e liruan apo ce do.... po nuk mbaroi pandeshkueshmeria dhe arrestimi ne flagrance i gjyqtarit perkates per shperdorim detyre ska kuptim ky vendim

    Përgjigju
  • Dashi: 07/12/2021 18:48

    Anita Micin ska bythe njeri ta shkarkoje nga puna se ka miq gjithe kriminelet e durrsit dhe shijakut. Eshte nonaaaaa

    Përgjigju
    • Seka kodra: 07/01/2022 23:27

      Ju komentues realisht ju mbeshtes dhe ju pervezoj per guximin qytetar Nona Anite ka dhe motren dhe vellain Julin e kadastres ky i fundit per kadastren eshte Baba

  • Arbër: 07/12/2021 18:02

    Nga këta tre gjyqtarë, vetëm Anita Mici arriti të kalonte Vetingut, ndërsa roli i saj për lirimin nga burgu të Lul Berishës është dërguar për inspektim në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Kjo këmbë shtrëmberta, fshatarja e Maminasit e ka fajin. Se liroi shokun e ngushtë të dalit të tezes, Ronit të Maminasit

    Përgjigju
  • Flori: 07/12/2021 17:47

    I LIROI AJO SHKERDHATA E KRUJES. AJO GJYQTARJA E POSHTER..QE I DALTE SHPIRTI NE QELI O ZOT.....

    Përgjigju
  • Drejtesi: 07/12/2021 16:20

    Ky zgjebaraku duhet te vdesi ne burg!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin